• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I KËRKON ALBIN KURTIT HEQJEN E TAKSËS PËR SERBINË/ Thaçi: Konfrontimi me SHBA-në gabim i pafalshëm
Home
Rajon

I KËRKON ALBIN KURTIT HEQJEN E TAKSËS PËR SERBINË/ Thaçi: Konfrontimi me SHBA-në gabim i pafalshëm

10 March, 2020 k.autor Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë i ashpër ndaj Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti të cilës i ka kërkuar që të mblidhet dhe të marrë vendimin për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe, sipas kërkesave zyrtare të SHBA-së.

Thaçi në një spotim në Facebook, ka lënë të nënkuptohet se po kërkon heqjen e menjëhershme të taksës, si edhe po insiston SHBA-ja, dhe ka akuzuar kryeministrin Kurti se me qasjen e treguar ndaj SHBA-së po vihet në pikëpyetje edhe e ardhmja e Kosovës.

Ai ka thënë se konfrontimi me SHBA-në është gabim i pafalshëm për Kosovën.

Postimi i plotë i Hashim Thaçit në Facebook:

Si President i Republikës së Kosovës i kërkoj urgjentisht Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të mblidhet dhe të marrë vendime në përputhje me kërkesat zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mjaft e keni cenuar lidhjen tonë speciale me SHBA-në, pa të cilën nuk do ta kishim as lirinë, as shtetin dhe as të ardhmen. Me këtë qasje po vihet në pikëpyetje edhe vetë e ardhmja e shtetit tonë.

Të gjithë ne, krerë institucionesh, liderë politikë apo qeveri, jemi të zëvendësueshëm. Por, jetike dhe të pazëvendësueshme për Republikën e Kosovës janë vetëm raportet me SHBA-në. Konfrontimi me SHBA-në është shumë i dëmshëm dhe një gabim i pafalshëm në historinë moderne të Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAT E REJA/ Rama: Prindërit në shtëpi të kujdesen për fëmijët, shërbimet vetëm online. Puna nga shtëpia me kompjuter
Previous article MASAT PËR KORONAVIRUSIN/ Rama: Do i mbyllim të gjitha palestrat, club-et dhe çdo ambient të mbyllur që mbledh shumë njerëz

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT