“Thirrja për të kufizuar në maksimum e mundshëm kontaktet fizike është një thirrje që buron nga OBSH dhe se shërben për ruajtjen e njëri tjetrit. Vendosëm që të mbyllim shkollat, kopshtet çerdhet, universitete jo për t’i dhënë fëmijëve tanë një javësh pushim për tu mbledhur në pub-e apo argëtuar i të ishte një kohë e zakonshme, kjo është një kohë lufte që ne do e luftojmë, por aman të gjithë së bashku duhet të bëjmë çmos që të kufizojmë dëmet që mund ti shkaktohen jo vetëm trupit fizik të vendit për shëndetit tonë, shëndetit të njerëzve tanë. Nga ana tjetër kjo nuk është një luftë ku vihet në pah tërësia e virtyteve njerëzore që lidhet me guximin dhe trimërinë e personave apo pasioni për lirinë deri ne vetësakrifikim, Kjo është një luftë me një armik fare të padukshëm që hyn në trupin tonë dhe njerëzve tanë më të dashur. duke na kërcënuar seriozisht shëndetin dhe jetën e më të moshuarve apo të sëmurëve mes nesh. kjo do të thotë se mund të jesh malësor, mund të jesh lab dhe mund të kesh shumë për tu krenuar me historinë e trimërisë por në këtë rast ky armik nuk pyetur as nga vjen dhe as kush je, por godet.’, tha Rama.


