• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUS/ Bino: Djali nga Tirana, pacienti zero, por nuk ka transmetim komunitar. Në ISHP bëhen 200 analiza në ditë
Home
Sociale

KORONAVIRUS/ Bino: Djali nga Tirana, pacienti zero, por nuk ka transmetim komunitar. Në ISHP bëhen 200 analiza në ditë

9 March, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Doktoreshë Silva Bino tha se duke qenë se djali ka infektuar vetëm kontaktin e tij më të ngushtë, pra babanë, ai është pacienti zero, por nuk ka një transmetim komunitar, pasi janë gjurmuar të gjitha kontaktet që ai ka pasur me persona të tjerë. Në përgjigje të interesit të mediave, Bino tha se në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik bëhen 200 analiza në ditë për koronavirusin, dhe mund të bëhen edhe deri në 500 sipas saj, nëse shtohen kapacitetet.

“Ne kemi një rast të importuar, ky quhet pacienti zero, dhe kemi kontaktin e ngushtë të tij, nuk kemi një transmetim komunitar. E kemi të qartë rrugën që ka ndjekur, dhe i kemi të qarta fare mirë kontaktet që ka pasur. Kontakti më i ngushtë i tij është infektuar. Çdo ditë minimalisht mund të kemi kryer 200 analiza në ditë, dhe mund të kryejmë deri në 500 në ditë nëse shtojmë kapacitetet”, tha Bino.

Përgjegjësja e Departamentit të  Epidemiolgojise dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Instituti i Shëndetit Publik, Silva Bino, ndau falenderime për dy pacientët e identifikuar me koronavirus në Shqipëri. Së pari djalin 28-vjeçar me banim në Tiranë, që erdhi me makinë personale nga Firence përmes Muriqanit më 26 shkurt dhe u identifikua mbrëmë me koronavirus. Së dyti për babain e tij dhe të gjithë familjarët dhe rrethin shoqëror që ata kanë pasur kontakt gjatë këtyre ditëve. Bino tha se janë gjurmuar deri më tani rreth 24 persona që kanë pasur kontakt me të prekurit me koronavirus dhe u janë marrë mostra që do t’i nënshtrohen analizës në ISHP. Të gjithë ata që kanë pasur kontakte të afërta me djalin e infektuar dhe babanë e tij, janë vetëkarantinuar në shtëpi nën mbikëqyrje mjekësore.

“Aktualisht janë gjurmuar 8 kontaktet e ngushta që mbrëmë në darkë, menjëherë pas daljes së ekzaminimeve. Edhe sot janë gjurmuar përreth 24 kontakte, që janë vetëkarantinuar, me kontroll mjekësor. Po iu merren mostrat përkatëse, dhe janë këshilluar. Kemi gjurmuar kontaktet e ngushta, dhe ato pak më të largëta, për të qenë sa më të sigurtë. Ne jemi në fazën që të kufizojmë sa të mundemi përhapjen e sëmundjes. Ka qenë shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me pacientët, që janë treguar korrekt në lidhje me identifikimin e kontakteve të tyre, dhe ne kemi bërë gjurmimin. Falenderojmë pacientët dhe familjarët që po zbatojnë të gjitha rregullat. Gjatë gjithë kësaj kohe janë gjurmuar në Tiranë të gjitha kontaktet e mundshme që personat kanë pasur”, tha Silva Bino.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUS/ Kalo: Vendi ku po mbahen 2 të prekurit sipas standarteve të OBSH...s'janë dhoma hoteli, por spitalore
Previous article KORONAVIRUSI/ Itali, jep shpresë ilaçi kundër artritit. Në Napoli dy të infektuar u përmirësuan brenda 24 orëve

k.autor

Postime të ngjashme

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët

DOSJA PËR OLS DADON/ Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit Aktualitet

DOSJA PËR OLS DADON/ Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit

"METAMORFOZA"/ GJKKO dënon me 6 vite burg Pëllumb Gjokën Aktualitet

"METAMORFOZA"/ GJKKO dënon me 6 vite burg Pëllumb Gjokën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT