• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Arabia Saudite shtyn ngjarjet sportive për shkak të epidemisë
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Arabia Saudite shtyn ngjarjet sportive për shkak të epidemisë

8 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Arabia Saudite ka shtyrë të gjitha ngjarjet sportive për shkak të epidemisë së koronavirusit COVID-19, raportoi agjensia zyrtare e lajmeve SPA.

Vendimi është marrë në përputhje me masat mbrojtëse të marra nga komiteti që monitoron virusin, tha Ministria e Sportit në një deklaratë.

Më 27 shkurt, Arabia Saudite pezulloi hyrjen e haxhinjve që kërkojnë të kryejnë Umren nga frika e përhapjes së koronavirusit.

Emiratet e Bashkuara Arabe do të zgjasin pushimin pranveror

Ndërkohë, studentët në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) do të bëjnë një pushim të zgjatur pranveror, si pjesë e luftës kundër COVID-19.

Ministria e Arsimit ka vendosur të fillojë pushimin më 8 mars në vend të 29 marsit, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Emirateve (WAM).

Në dy javët e fundit të pushimit, që përfundon më 12 prill, studentët janë vendosur të mësojnë përmes arsimit në distancë.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar gjithashtu 45 raste të virusit në gjithë vendin.

Kuvajti pezullon fluturimet në 7 vende

Shteti tjetër i Gjirit, Kuvajti, ka pezulluar udhëtimet ajrore me shtatë vende për një javë, përfshirë Egjiptin, Filipinet, Sirinë, Libanin, Sri Lankën, Bangladeshin dhe Indinë.

Qytetarët e Kuvajtit që vijnë nga këto vende do të lejohen të hyjnë në vend, por do të futen nën karantinë, tha në një deklaratë Drejtoria e Aviacionit Civil të vendit.

Autoritetet e Kuvajtit kanë konfirmaur 58 raste të virusit në gjithë vendin.

I zbuluar për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor, virusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në më shumë se 80 vende.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), virusi ka marrë jetën e rreth 3.500 njerëzve globalisht, ndërsa ka infektuar 100 mijë vetë.

OBSH, e cila shpalli epideminë si një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore, së fundmi përditësoi nivelin e rrezikut global në “shumë të lartë”.//AA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Konfirmohet rasti i 12-të me epidemi në Kroaci
Previous article KORONAVIRUSI/ Ulen eksportet me 17,2% nga epidemia në Kinë

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët Botë

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto Botë

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT