‘Bëni si them unë e mos bëni si bëj unë’, është një fjalë e urtë popullore që tregon ekzaktësisht dhe rastin në fjalë.
Në Kaliforni ekspertja e shëndetësisë Dr. Sara Cody ishte duke folur për gjestet që nuk duhet të bëjmë në mënyrë që të mbrohemi nga koronavirusi dhe çuditërisht në atë moment lëpin gishtin.
Sara Cody është pikasur nga mediat e huaja teksa lëpinte gishtin për të shfletosur fjalimin. Në atë moment Cody po këshillonte se duhet mos të prekim fytyrën, pasi shumicën e viruseve i marrim me anë të gojës.
‘Mësoni si të mos prekni fytyrën, sepse shumica e viruseve shpërndahen kur ju prekni gojën, hundën dhe sytë’, tha Cody dhe menjëherë vendosi gishtin në gojë.
Mediet e huaja kanë bërë bashkë video nga momenti kur zyrtarët shëndetësorë dhe politikanët paralajmërojnë publikun mos prekni fytyrën për të parandaluar koronavirusin ndërsa, po në atë moment vetë bëjnë të kundërtën.
Kujtojmë se deri më tani janë konfirmuar mbi 95,000 raste të prekura me koronavirus. Shumica e tyre janë në Kinë, që ishte dhe epiqendra e koronavirusit.


