• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IRAN/ Koronavirusi vret një tjetër politikan, vdes në spital deputeti
Home
Nderkombetare

IRAN/ Koronavirusi vret një tjetër politikan, vdes në spital deputeti

7 March, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër politikani. Viktimë ka mbetur deputeti iranian, Fatemeh Rahbar, i cili kishte fituar mandatin e deputetit në zgjedhjet e fundit.

Zyrtarët shtetërorë iranianë, kanë bërë të ditur se 55-vjeçarja nuk ka mundur t’i mbijetonte sëmundjes dhe ka vdekur në një spital të Teheranit, ku i ishte nënshtruar trajtimit mjekësor.

Ajo është bërë deputetja e dytë e iraniane, që vdes nga koronavirusi, epidemi, e cila në fillim të javës ia kishte shkaktuar vdekjen deputetit Ali Ramazani.

Në raport, është thënë se edhe bashkëshorti i Rahbar, djali, vajza dhe dhëndri saj janë të sëmurë me këtë sëmundje. Deri më tani, me coronavirus janë diagnostikuar 18 deputetë, mirëpo Rahbar nuk ka qenë në asnjëherë seancë parlamentare dhe nuk ishte takuar me asnjërin prej tyre.

Si politikane konservative, Rahbar kishte shërbyer në tri mandate nga viti 2004 deri më 2016, ndërsa në zgjedhjet e fundit kishte fituar 780 mijë vota, duke u renditur në pozitën e 13 të listës së deputetëve më të votuar.

Gjatë ditës së sotme, Irani ka njoftuar se do të përdorë forcën për t’iu ndaluar banorëve që të udhëtojnë nga njëri qytet në tjetrin, nga frika e përhapjes së koronavirusit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË "BIZNESWOMEN"/ VIP-et dhe blogeret shqiptare si sipërmarrëse
Previous article "NUK I REZISTOI TËRMETIT"/ Veliaj: Godina e re e gjimnazit "Sami Frashëri" do jetë fantastike, nisim lotin e dytë për ndërtimin e...

F.autor

Postime të ngjashme

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT