Mediat greke shkruajnë se policia helene ka kryer një super operacion, duke arrestuar gjithsej 43 vetë, ndër ta shumë të huaj. Në mesin e të arrestuarve ka edhe shqiptarë, ndërsa akuzat janë për “vandalizma nëpër rrugët e Athinës”.
Të huajt janë nga 9 vende të ndryshme, ndërsa edhe më herët ishin akuzuar për veprime anarkiste. Gjithsej 43 persona u arrestuan për sulme, nën akuza për prishje të paqes së përbashkët, dëmtimi i pronës së huaj dhe pengimi i transportit, shkruajnë mediat greke.
“Kathimerini” shkruan se të arrestuarit janë nga Shqipëria, Franca, Turqia, Gjermania, SH.B.A., Spanja, Irani, Siria dhe Britania e Madhe. Të arrestuarit kanë bërë me bojë mure, por edhe stacione autobusësh apo metro. Të akuzuarit u përpoqën që të ikin me tren, por policia dha urdhër që mjeti të mos ecë, duke prangosur të dyshuarit.







