Në Arezzo 112 nxënës janë vënë në izolim shtëpiak pasi një mësuese e shkollës ka rezultuar pozitive me koronavirus. Mësuesja, një grua 51-vjeçare, kushtet shëndetësore të së cilës janë të qëndrueshme, ndodhet në izolim në shtëpinë e saj.
Bëhet fjalë për rastin e parë me koronavirus në qytetin e Arezzo. Edhe personeli i shkollës, përveç nxënësve është në izolim.
Lajmi është konfirmuar nga rajoni i Toskanës dhe kryetari i bashkisë së Arezzo, Alessando Ghinelli, që ka njoftuar për izolimin e fëmijëve në karantinë. Deri tani në itali, 148 persona kanë humbur jetën nga virusi vdekjeprurës






