• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Senati amerikan pritet të miratojë 8.3 miliardë dollarë për ta luftuar
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Senati amerikan pritet të miratojë 8.3 miliardë dollarë për ta luftuar

5 March, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Senati amerikan pritet të miratojë të enjten (sot) projektligjin emergjent për 8.3 miliardë dollarë për të luftuar virusin COVID-19, ndërsa pritet nënshkrimi i menjëhershëm në ligj nga Presidenti Donald Trump. Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi të mërkurën projektligjin në fjalë. Fondi i emergjencës vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara po njoftojnë viktimën e 11 të shkaktuar nga virusi vdekjeprurës, një burrë i moshuar pranë Sakramentos në Kaliforni.

Rasti i vdekjes në Kaliforni bëri që guvernatori Gavin Newsom të deklaronte gjendjen e jashtëzakonshme në atë shtet si rezultat i mundësisë së përhapjes së virusit.

Vdekja e fundit u njoftua vetëm disa orë pasi ndërroi jetë personi i dhjetë nga koronavirusi në shtetin Uashington, ku kanë ndodhur të gjitha rastet e vdekjeve deri tani. Jeff Dunchin është zyrtar i shëndetësisë në kontenë King në Siatëll të shtetit Uashington.

“E kuptojmë stresin që sjell kjo situatë kaq e pasigurt. Ka shumë gjëra që janë të panjohura për ne dhe nuk i kuptojmë për këtë virus. Se si po shpërndahet, efektet që shkakton sëmundja dhe si transmetohet. Por po bëjmë më të mirën për të ofruar këshilla për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e komunitetit tonë dhe të personelit mjekësor që po kujdesen për pjestarët e komunitetit tonë.”

Shumë prej viktimave ishin të moshuar dhe jetonin në azilin e pleqve. Ekspertë të shëndetësisë thonë se të moshuarit janë kryesisht më të rrezikuarit.Shteti i Uashingtonit dhe ai i Floridës po ashtu kanë deklaruar gjendjen e emergjencës si rezultat i virusit.

Sipas njoftimeve të një dite më parë nga Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve CDC, në Shtetet e Bashkuara raportohet për 80 raste me të infektuar nga COVID-19 në 13 shtete. CDC njofton se 24 raste janë të lidhura me udhëtimet ndërsa në 16 raste virusi është transmetuar nga një person tek tjetri.

Italia, vendi i goditur më rëndë në Evropë ka mbyllur shkollat dhe universitetet në përpjekje për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Autoritetet në Zvicër thonë se një grua 74 vjeçare, e infektuar nga virusi ka ndërruar jetë, duke u bërë rasti i parë i konfirmuar i vdekjes në atë vend. Deri mesditën e së mërkurës, Zvicra kishte 58 raste të konfirmuara të individëve të infektuar.

Kryeministri japonez Shinzo Abe thotë se vendi i tij do të vërë në karantinë 14 ditore të gjithë udhëtarët që vijnë nga Kina dhe Koreja e Jugut, ndërsa ai vend konfirmon për mbi 1 mijë raste të infektuarish.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Brataj shpjegon: Ja pse nuk ka hyrë në Shqipëri
Previous article PAKETA ANTI-KÇK/ Lleshaj: Prova e vetme e këtij akti normativ do të jetë rezultati i tij

F.autor

Postime të ngjashme

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT