• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ZERO SHANSE PËR ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME”/ Peza: Manifestimi i Presidentit, politik. Gjykata Kushtetuese…
Home
Politikë

“ZERO SHANSE PËR ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME”/ Peza: Manifestimi i Presidentit, politik. Gjykata Kushtetuese…

4 March, 2020 F.autor Politikë

Sekretari për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Median, Alfred Peza tregoi në studion e lajmeve të Ora News detaje nga puna që vijon pas mbajtjes së Kongresit. Peza tha se së shpejti do të mblidhet Asambleja e re e PS për të konfirmuar kryesinë apo sekretariatin. Peza tha se ky ishte një “kongres zgjedhor” që i paraprinë zgjedhjeve të qershorit të vitit 2021.

Alfred Peza: Pas Kongresit të PS ku u zgjodh Asambleja e re, ajo do të mblidhet brenda këtyre ditëve. Nga asambleja e re kalohet te procedurat e reja që kanë të bëjnë me zgjedhjen apo konfirmimin e kryesisë apo sekretariatit. Ky Kongres e kishte emërtimin “Kongres zgjedhor”, sepse ka nisur me zgjedhjet e reja brenda PS. Për herë të parë drejtimi i këtyre organizatave do të bëhet mes një zonje dhe një zotërie. Më pas ka vazhduar me hallkat e tjera në PS. Po bëhemi gati për zgjedhjet e qershorit të vitit 2021.

Ai foli dhe për ligjin e dekriminalizimit, që tashmë do të zbatohet edhe brenda rradhëve të PS. Peza tha se Partia Socialiste ka reaguar më shumë se çdo subjekt tjetër politik për këtë çështje.

Alfred Peza: PS ka reaguar më mirë se çdo parti tjetër politike. Një nga filtrat e saj më të rëndësishëm është zbatimi brenda saj të ligji të dekriminalizimit. Në asnjë rast, PS, për çdo individ brenda radhëve të saj që nuk e kaluar testin, ka qenë përgjegjësi personale. Që në momentin që ligji i dekriminalizimit që ka hyrë në fuqi janë 670 raste të personave që janë kapur nga rrjeta e dekriminalizimit në të gjitha nivelet. Dekriminalizimi nuk ka ngjyrë, përballë tij do të jenë të gjithë të barabartë. Ne e bëjmë procesin e verifikimit paraprak të çdo individi. 

Gjithashtu, Alfred Peza foli edhe për konfliktin mes Presidentit dhe mazhorancës. Peza tha se ato që thotë Presidenti nuk janë të vërteta për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë, Peza tha se nuk ka shanse të ketë zgjedhje të parakohshme.

Alfred Peza: Ai po tenton të kapi Gjykatën Kushtetuese, me qëllim që kur ti vij radha e vendimit për shkarkimit të shpëtoi nga shkarkimi i tij si Kreu i Shtetit. Manifestimi i Presidentit është politik, nuk ka lidhje me vendimmarrjen e mazhorancës. Mazhoranca ka ngritur një Komision Hetimor, dhe nëse gjetjet do të jenë të tilla që Presidenti i plotëson të gjitha kushtet për tu shkarkuar, do ta shkarkoi por mbetet që vendimi të certifikohet në Gjykatën Kushtetuese. Zero shanse për zgjedhjet e parakohshme. PS në Kongresin e saj ka miratuar edhe programin e punës së vetë dhe ky kalendar është deri në 30 qershorin e vitit 2021, që do të thotë se atëherë do të jenë dhe zgjedhjet. /Ora News

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Dy llojet e koronavirusit po përhapen në gjithë botën, 70% e të infektuarve janë prekur nga ai agresivi e ngjitësi
Previous article KORONAVIRUSI/ Nga lakuriqi i natës te njeriu… Studiuesit italianë shpjegojnë mutacionin kyç

F.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT