• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Nga lakuriqi i natës te njeriu… Studiuesit italianë shpjegojnë mutacionin kyç
Home
Jetë

KORONAVIRUSI/ Nga lakuriqi i natës te njeriu… Studiuesit italianë shpjegojnë mutacionin kyç

4 March, 2020 F.autor Jetë

E gjitha filloi në tregjet kineze: virusi ka kaluar përmes gjakut dhe pas therjes së kafshëve të gjalla doli në qarkullim. Një studim i realizuar nga ekipi i Universitetit Bio-Mjekësor të Romës, në Itali, i udhëhequr nga profesori Massimo Ciccozzi, rikonstruktoi mutacionin gjenetik që lejoi koronavirusin e ri, i cili u zhvillua në Kinë, të infektonte edhe njerëzit. Origjina ishte nga lakuriqi i natës, pa ndërmjetës të tjerë.

“Hipoteza jonë, është se gjithçka ka lindur në tregjet ku tregtohej mish në Wuhan të Kinës, tregje ku shiten kafshë të gjalla. Në këto vende nuk ka energji elektrike dhe as frigorifer dhe për këtë arsye kafshët shiten të gjalla dhe më pas theren. Në këtë mënyrë duart bëhen me gjak dhe nëpërmjet tij virusi transmetohet tek njeriu”, thotë profesori.

“Njohja e qelizave me receptorin, shkaktoi epideminë: kjo është hipoteza”.

Së pari nga kafsha te njeriu përmes duarve dhe më pas transmetimi bëhej nga frymëmarrja, te njeriu, përmes lëngjeve, kollitjeve, teshtitjes. Siç është rasti me gripin normal.

“Mutacioni i kapërcimit të specieve ndodhi në të ashtuquajturat thumba ose spikula, struktura proteinike në sipërfaqen e patogjenit që lejojnë depërtimin në qeliza, dhe duhet të kenë ndodhur përpara Krishtëlindjeve”, thotë Ciccozi.

“Koronavirusi – shton ai – është një virus i kafshëve, dhe bën pjesë te lakuriqi i natës. Ai është pjesë e lakuriqit por edhe e shumë kafshëve të tjera. Virusi përpiqet të bëjë mutacione, dhe më tej rastësisht bën një mutacion që e lejon të depërtojë te speciet e tjera. Një mutacion që njeh receptorë të veçantë në qelizën e frymëmarrjes. Ne studiojmë një lloj epidemiologjie të quajtur epidemiologji molekulare. Mes studimit të gjenomit viral, marrim shumë informacion. Përfshirë datën e saktë të kalimit të specieve”.

Lidhur me mutacionin e koronavirusit, Ciccozi paralaljmëron se ky virus ndryshon vazhdimisht, madje mund të krahasohet me SARS dhe jo me virusin e gripit.

Koronavirusi bën një mutacion për çdo mijëra baza nukleoditike, ndërsa ai i SARS i viteve 2002-2003 bënte një në 10 mijë. Kështu që është i shpejt, çka shpjegon edhe shpejtësinë e përhapjes.

“Ne kemi identifikuar dy mutacione të tjera interesante: njëra stabilizohet, tjetra destabilizohet. Njëra na bën të kuptojmë se sa virusi është jashtëzakonisht më ngjitës se sa SARS. Tjetri na bën të kuptojmë se sa më pak vdekjeprurës është. Kështu që bën më shumë raste. Por është më pak i rrezikshëme, të paktën tre herë më pak i rrezikshëm se SARS”, deklaron profesori, shkruan noa.al.

Lidhur me kohën se kur mund të vijë vaksina, Ciccozi thotë se të gjithë përgjigjen në mënyra të ndryshme, ku flitet për në fund të prillit, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZERO SHANSE PËR ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME"/ Peza: Manifestimi i Presidentit, politik. Gjykata Kushtetuese...
Previous article DALIN FOTOT/ Ilir Meta, njohje të hershme me Xhevdet Troplinin (Poja)

F.autor

Postime të ngjashme

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin! Jetë

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin!

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera Jetë

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT