• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN FOTOT/ Meta feston fitoren e LSI në 2017 me trafiktantët Xhevdet Troplini dhe Altin Hajri
Home
Breaking News

DALIN FOTOT/ Meta feston fitoren e LSI në 2017 me trafiktantët Xhevdet Troplini dhe Altin Hajri

4 March, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shqiptarja.com publikon ekskluzivisht fotot e presidentit Ilir Meta me dy eksponentë të botës së krimit, Xhevdet Troplinin dhe Altin Hajrin, teksa ndodhen duke festuar e ngritur dolli tek pista “Ventus Harbor” në Durrës në zonën e “Vollgës” që ish-deputeti Lefter Koka ka në pronësi.

Fotot ekskluzive mendohet të jenë bërë në korrik 2017, pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qeshorit, ndërkohë që Ilir Meta ishte president i emëruar, dhe mendohet se “sebepi” ishte për të festuar fitoren e Lefter Kokës i dalë deputet nga këto zgjedhje.

Në këtë tryezë miqësore të mbushur me ushqime dhe alkool, presidenti Ilir Meta ka në krah Xhevdet Troplinin.

Në njërën nga fotot ekskluzive  Meta shfaqet duke ngritur dolli teksa në krah ka pikërisht Xhevdet Troplinin, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës dhe subjekt i OFL-së që duhet të justifikojë pasurinë.

Ilir Meta duke ngritur dolli, ne krah t tij Xhevdet Troplini

Në foton tjetër shfaqet Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit dhe ish-deputet i LSI-së, krah për krah me Altin Hajrin.

Lefter Koka dhe Altin Hajri

Ndërkohë në një foto që ka panoramë të gjithë tryezës, Meta e ka përballë Altin Hajrin dhe në krah të tij, si mikritësin e kësaj tryeze, Xhevdet Troplinin.

Nga pozicioni që janë ulur në tavolinë, duket që organizatori i festës është Xhevdet Troplini, i cili është ulur pikërisht mes Lefter Kokës që ka rastin për të festuar, dhe Ilir Metës, i ftuar si president dhe lideri që drejtoi gjithë fushatën e LSI-së, edhe pse ishte emëruar kryetar shteti. Pra fotoja lë shumë të kuptohet se nuk është një prezencë rastësore e Xhevdet Troplinit në këtë tryezë, ku shfaqet  i pozicionuar në mesin e dy personazheve kryesorë të festës.

Foto e pergjithshme e tavolines, perballe Metes Altin Hajri (me rreth jeshil), ne krah te tij Xhevdet Troplini

Altin Hajri është pronari i kompleksit luksoz “Golden” në Shijak, që u kthye në skenën e krimit më të rëndë të ndodhur së fundi në Shqipëri, pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar, tashmë i sekuestruar me vendim gjykate. Hajri rezulton i shpallur në kërkim nga policia për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës pas prishjes së pazarave të kokainës nga vëllai i Prengës në Angli dhe bandave që udhëheqin trafikun e drogës nga Shqipëria, mes të cilëve edhe Hajri.

Pista Ventus Harbor tek Vollga ne Durres

shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLEDI LUMANI/ “Aleanca e qelbësirave” 2
Previous article KORONAVIRUSI/ Kaos total në Itali, klubet nuk shfaqen në asamblenë e jashtëzakonshme!

F.autor

Postime të ngjashme

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi Aktualitet

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

PLAGOSI ME DRAPËR BABIAIN E ISH-PARTNERES/ Dërgohet në burg daja i Zegjine Caushit Aktualitet

PLAGOSI ME DRAPËR BABIAIN E ISH-PARTNERES/ Dërgohet në burg daja i Zegjine Caushit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT