• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Në Itali rregulla të reja për të gjithë: Jo shtrëngime duarsh, të moshuarit qëndrojnë në shtëpi, 1m…
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Në Itali rregulla të reja për të gjithë: Jo shtrëngime duarsh, të moshuarit qëndrojnë në shtëpi, 1m…

4 March, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Në Itali, shpresohej që kurba e infeksioneve do niste zbritjen në grafikun e epidemisë. Por pas të dhënave të ditës së djeshme mbi numrin e të infektuarve, Komiteti Shkencor pranë qeverisë Conte ka hartuar rregulla të reja dhe radikale për tju përgjigjur epidemisë së koronavirusit.

Rregullat e reja tani vlejnë për të gjithë dhe jo vetëm për qytetarët e rajoneve të prekura nga infeksioni.

Nga sot eventet sportive do të zhvillohen me dyer të mbyllura, distanca e sigurisë mes njerëzve duhet të jetë të paktën 1 metër, të eleminohen kontaktet fizike gjatë përshëndetjeve si takimi i duarve, puthjet dhe përqafimet kurse të moshuarit mbi 65 vjeç duhet të reduktojnë në maksimum daljen në rrugë.

Për autoritetet “Kjo nuk do të thotë se të moshuarit do të duhet të barrikadojnë veten në shtëpi, por do të jetë më mirë të shmangin udhëtimet, vendet e populluara si dhe udhëtimet me autobus ose metro”.
Këto rekomandime ndërkohë po shpërndahen në të gjithë vendin nga autoritetet e shëndetësisë. Të gjitha rekomandimet janë të vlefshme për të paktën 30 ditë, nuk janë të detyrueshme por shkencëtarët dhe qeveria shpresojnë se do të vihen në praktikë nga italianët.

Drejtori i Departamentit të Sëmundjeve Infektive të Istitutit të Shëndetit, Giovanni Rezza tha se tani është bërë e domosdoshme që njerëzit të ndryshojnë sjelljen dhe të bëhen më pak social, të moshuarit mbi 65 vjeç të reduktojnë në maksimum kontaktet dhe ekspozimin në rrugë pasi sipas të dhënave nga rajoni i Lombardisë, 53 përqind e të gjithë të infektuarve janë të kësaj grupmoshe.

Rezza ka hipotezuar edhe mundësinë e shtrirjes së zonave së kuqe në disa bashki dhe zona të tjera të vendit, duke përjashtuar Milanon.

Ai tha se ‘Ekziston nevoja për të ruajtur masat e marra deri më tani dhe ka të ngjarë të ketë nevojë për zgjerimin e zonave të kuqe bazuar në incidencën e koronavirusit.

Dekreti i ri qeveritar

Dekreti i ri qeveritar që parashikohet të hyjnë në veprim javën e ardhshme parashikon rritjen në 4 miliardë euro të financave të akorduara në përgjigje të emergjencës së epidemisë.

Ambicia e qeverisë është ti jap shtysë rritjes ekonomike dhe të shmang ‘mbytjen’ e saj për shkak të përhapjes së virusit.

Sidoqoftë, Kryeministri Conte e di se duhet të bëhet më shumë, se kundërshtimet, por edhe zëra të rëndësishëm të mazhorancës, kërkojnë një ndërhyrje edhe më radikale.

Por Kryeministri po përpiqet të marrë dritën jeshile nga Brukseli së pari për këtë rritje pasi ajo do të ndikojë në rritjen e deficitit nga 2.2 në 2.4%.

Fotografia e dekretit do të jetë më e qartë ne ditët në vazhdim, por dihet tashmë që masat e destinuara për të gjithë territorin kombëtar kanë të bëjnë me tre fusha të ndërhyrjes: Siguria sociale, shëndetësi dhe mbrojtje civile dhe sektori prodhues.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBI 20 MILIONË LEKË DËM BUXHETIT TË SHTETIT/ “Ndërmjetësi” çon 5 në pranga, 2 në kërkim për skema mashtrimi me TVSH
Previous article PSE NUK KA ASNJË RAST ME KORONAVIRUS? Ja çfarë thotë i dërguari i OBSH në Shqipëri

k.autor

Postime të ngjashme

NGJARJET NË CEUTA VËNËNË ALARM BE-në/ Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet Botë

NGJARJET NË CEUTA VËNËNË ALARM BE-në/ Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet

INCIDENTI NË CEUTA/ Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike Botë

INCIDENTI NË CEUTA/ Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje Botë

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT