Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Lideri i AAK-së janë takuar në aktivitetin e organizuar nga ambasada bullgare në Prishtinë për Ditën Kombëtare të Bullgarisë.
Ata kanë kanë pasur një bisedë të shkurtër ku Haradinaj i ka thënë Kurtit që mos ta largojë taksën.
“Taksa nuk është mirë të largohet”, është dëgjuar t’i thotë Haradinaj Kurtit, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri Kurti ka thënë se kjo taksë do të hiqet pjesërisht nga data 15 mars.
“Nuk po e largojmë krejtësisht taksën”, është shprehur ai.
Haradinaj e qorton Kurtin: Nuk është mirë që po e heqë taksën
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka shfrytëzuar rastin në një pritje që të shtrëngojë duart me kryeministrin e ri, Albin Kurti, dhe ta porosisë që mos ta largojë taksën…bit.ly/39mkviO
Gepostet von EkonomiaOnline am Dienstag, 3. März 2020


