• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Gattuso: Derbi si finale Botërori, t’i ‘presim’ krahët Interit
Home
Futboll

Gattuso: Derbi si finale Botërori, t’i ‘presim’ krahët Interit

26 December, 2017 Q.Autor Futboll, Sport

Milani vuan të marrë rezultate, teksa në kampionat rrezikon seriozisht edhe pjesëmarrjen në Europa League. Nesër kuqezinjtë do të diskutojnë çerekfinalet e Kupës së Italisë, përballë Interit të Spallettit, ndërsa për Gattuson kjo ndeshje vjen në momentin e duhur.“Të luash derbin e Milanos, për lojtarët e mi është si të luash një finale Botërori. Mendoj se ky takim vjen në momentin e duhur për ne, pasi të gjithë jemi gati të luajmë dhe të sakrifikohemi dhe dua të shoh shpirtin e vërtetë të kësaj skuadre”, u shpreh Gattuso.

Interi ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë, të paktën deri pas sfidës me Juventusin në ‘Allianz Stadium’, sepse në 2 takimet e fundit ka dalë pa pikë në kampionat. Në derbin e Serisë A Icardi shënoi 3 herë, ndërsa Gattuso tregon se e ka gati strategjinë se si të mposhtë zikaltrit.

“Nuk do të ketë asnjë markim special për Icardin, por vetëm markim zonal. Pika më e fortë e Interit janë krahët, ndaj ne duhet të bllokojmë Candrevën dhe Perisiçin dhe këtë duhet të bëjmë për 90 minuta, jo vetëm për 25-30, siç kemi bërë në ndeshjet e fundit”, tha trajneri i kuqezinjve.

Gattuso vlerësoi edhe rikthimin e Susos për derbin, pasi spanjolli është nga ata lojtarë që mund ta zgjidhë i vetëm një ndeshje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kompania e Sotës blen tek Rezervat e Shtetit 264 makina me 139 euro/copa
Previous article Rozana kujton Françesk Radin: I shikon? Të duartrokasin aty ku të ngulën thikën...

Q.Autor

Postime të ngjashme

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe Futboll

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa Futboll

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer Futboll

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT