• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kompania e Sotës blen tek Rezervat e Shtetit 264 makina me 139 euro/copa
Home
Aktualitet

Kompania e Sotës blen tek Rezervat e Shtetit 264 makina me 139 euro/copa

26 December, 2017 k.autor Aktualitet

Kompania e familjes Sota, “IKONA Sh.P.K.” ka fituar në datën 11 dhjetor 2017, një tender shtetëror për blerjen e 264 mjeteve motorike për skrap.

Mjetet janë blerë nga Rezervat e Shtetit pas vlerësimit nga ana e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, e cila i kategorizoi ato si jashtë gjendjes për punë.

Gazeta “Telegrafi” publikoi sot shkrimin, ku përveç hollësive, akuzon drejtorinë Rezervave të Shtetit, Irfan Dashi, për abuzim me vendimin.

Në njoftimin e tenderit të botuar në Buletinin e Njoftimeve Publike, thuhet se: “mjetet kanë qenë jashtë funksionit dhe janë shitur për hekur”.

Orest Sota është një nga personat nën hetim për Dosjen “Tahiri”, pasi u kap në makinë me 863 mijë euro dhe dy patenta për mjete lundrimi të ish-ministrit të Brendshëm.

Njoftimi:

“Në ankandin me NR.REF.52A/2017, njoftimi i publikimit të së cilit është botuar në Buletinin e Njoftimeve Publike nr. 44 datë 06.11.2017, faqe 329-330 të APP-së, me objekt: “Shitje 134 mijë e 303 kg skrapi i përftuar nga 264 mjete motorike jashtë funksioni dhe kategorizuar për skrap nga komisioni i kategorizimit” të APP-së me vlerë fillestare 4.088.183 (katër milionë tetëdhjetë e tetë mijë e njëqind e tetëdhjetë e tre lekë) lekë me TVSH, morën pjesë Ofertuesit:

  1. a) CEKREZI METAL SH.P.K. me ofertë në 4.110.000 (katër milionë e njëqind e dhjetë mijë) lekë me TVSH , për objektin e shitjes se këtij ankandi.
  2. b) Shijaku SH.P.K. me ofertë në vlerën 4.088.183 (katër milionë e tetëdhjetë e tetë mijë e njëqind e tetëdhjetë e tre) lekë me TVSH
  3. c) Ikona SH.P.K. 4.905.820 (katër milionë e nëntëqind e pesë mijë e tetëqind e njëzet) lekë me TVSH,

Pas zhvillimit të procedurës së ankandit të sipërcituar ofertuesit, rezultuan të suksesshëm

  1. Shijaku SH.P.K. me ofertë në vlerën 4.088.183 (katër milionë e tetëdhjetë e tetë mijë e njëqind e tetëdhjetë e tre) lekë me TVSH
  2. Ikona SH.P.K. 4.905.820 (katër milionë e nëntëqind e pesë mijë e tetëqind e njëzet) lekë me TVSH,
  3. Nuk u kualifikua, oferta e Subjektit “CEKREZI METAL” SH.P.K., pasi dokumentacioni pjesë përbërës i ofertës (zarfit të dorëzuar) së paraqitur nga kandidati/ofertues “Cekrezi Metal” Shpk., nuk plotësoi mjaftueshëm të gjitha kërkesat e përcaktuara nga Autoriteti Shitës në DSA dhe paraqitet me të meta si më poshtë: ” Deklarate për gjendjen financiare nga një ose me shume banka që kandidati/ofertues zotëron në banke një shumë të barabartë me vlerën fillestare të lotit që konkurron, lëshuar jo me pare se 5 dite nga data e hapjes se ofertave”.
  4. Sa më sipër, klasifikimi përfundimtar, për këtë procedurë ankandi rezulton si më poshtë:

– Në vendin e parë, i kualifikua ofertuesi “Ikona” SH.P.K., me vlerë 4.905.820 (katër milionë e nëntëqind e pesë mijë e tetëqind e njëzetë) lekë me TVSH.

– Në vendin e dytë, u kualifikua ofertuesi “Shijaku” SH.P.K., me shumën 4.088.183 (katër milionë e tetëdhjetë e tetë mijë e njëqind e tetëdhjetë e tre) lekë me TVSH.

Subjekti “IKONA” SH.P.K., ftohet të lidhë kontratën e shitjes publike, brenda 10 ditëve nga publikimi i këtij njoftimi (data 21 dhjetor 2017). Mosparaqitja, për lidhjen e kontratës përbën kusht për konfiskimin e sigurimit të ofertës”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (VIDEO) Lazio-Fiorentina, 6 minuta mjaftojnë për të shënuar golin e parë
Previous article Gattuso: Derbi si finale Botërori, t’i ‘presim’ krahët Interit

k.autor

Postime të ngjashme

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri Aktualitet

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT