• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FLET PËR SHERRIN NË FAMILJE/ Kujtim Gjuzi: Gruas i kam dhuruar trëndafila një herë në muaj
Home
Sociale

FLET PËR SHERRIN NË FAMILJE/ Kujtim Gjuzi: Gruas i kam dhuruar trëndafila një herë në muaj

3 March, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Deputeti i opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi ka mohuar dhunën e ushtruar ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Gjuzi pohoi se në 17 vite të jetës së tij me bashkëshorten i ka dhuruar vetëm trëndafila një herë në muaj dhe jo më pak se 17 copë.

Gjithashtu shtoi se nuk do kërkojë kurrë falje për diçka që se ka kryer dhe ia hodhi fajin kunatave për situatën e krijuar në familjen e tij.

Kujtim Gjuzi: “Në 17 vite të jetesës sime me bashkëshorten nuk ka asnjë rast, përveçse dhuruar trëndafila një herë në muaj dhe jo pak 17 copë dhe nuk ka asnjë rast, përveç intonacionit tim. Nëse dikush nga motrat, kunatat se me qenë i thonë kuditat, vjen, tenton të ndërhyjë deri në shkatërrimin e familjes sime apo të firmës, unë aty jam drastik për të mbrojtur familjen time. Nuk kam ushtruar kurrë dhunë dhe nuk kërkoj kurrë falje për një gjë që nuk e kam bërë, nuk e bëj dhe nuk e lejoj bashkëshorten time të më thotë mua më fal sepse nuk ka shans që ta fal nëse ke kaluar rrethin e unazës. Nuk kam ushtruar dhunë në mënyrë absolute ndaj djalit dhe gruas sime.”

Duke pranuar se ka një urdhër mbrojtje nga gjykata, deputeti i opozitës shtoi se nuk asnjë provë për dhunën e pretenduar nga bashkëshortja e tij.

Por theksoi se nuk ka ndërmend të hapë rrugë kollaj pasi është tironc.

Kujtim Gjuzi: “Ka një vendim për urdhër mbrojtje, posi. Divorci ka kohën e vet, detyrimet e veta. Për të ushtruar presion më të madh mbi mua më dërgojnë pa prova, ka zero prova. Duhet të qëndroj 200 metra larg bashkëshortes dhe djalit. Djali në këto momente është nën ndikimin nënës. E falënderoj nënën e tij, e ka mbajtur 9 muaj në bark patjetër. Le ta ketë ndikimin. Është në moshë të mitur, 16 vjeç. Në atë moshë kam marrë vendim më të fortë se ai. Por djali im është gjysmë shkodran, do të thotë gjysmë aristokrat. Ju e dini se çfarë kam thënë unë për tironsit, nuk hapin rrugë kollaj, qoftë edhe për një mur.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN PAMJET/ Meta thërret Bashën në Presidencë. 60 minuta "kokë më kokë"
Previous article NJË HISTORI PËR.../ Pamje që tregojnë emocion më shumë se fjalët (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi Aktualitet

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

PLAGOSI ME DRAPËR BABIAIN E ISH-PARTNERES/ Dërgohet në burg daja i Zegjine Caushit Aktualitet

PLAGOSI ME DRAPËR BABIAIN E ISH-PARTNERES/ Dërgohet në burg daja i Zegjine Caushit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT