• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JEMI DREJT…”/ Kulluri: Basha ka dështuar si lider opozite, pas 15 marsit krijohet poli i djathtë
Home
Politikë

“JEMI DREJT…”/ Kulluri: Basha ka dështuar si lider opozite, pas 15 marsit krijohet poli i djathtë

3 March, 2020 F.autor Politikë

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri deklaron se tubimi i 2 marsit tregoi se opozita nuk është më në dorë të kreut të PD, Basha, por të presidentit Ilir Meta.

“Thelbi është se kemi një mazhorancë që ka pushtet absolut mbi të tre degët e pushteti, legjislativ, ekzekutiv dhe në tentative për të marrë atë që është Gjykata Kushtetuese përballë një opozitë që ka dështuar në të gjitha objektivat e saj për të balancuar këto pushte dhe ushtruar rolin e saj në parlament dhe në qeverisjen lokale. Kjo është situata ku gjenden Presidenti, mazhoranca dhe opozita”, tha ai.

Në lidhje se çfarë do të ndodh pas protestës, Kulluri tha se “dje u hodh hapi i parë nga  presidenti, por mazhoranca akoma nuk është përgjigjur. Është përgjigjur me fjalë, por me afatet që vendosi presidenti deri me 15 mars për të tërhequr iniciativën për Gjykatën Kushtetuese nuk e kemi parë akoma, por gjasat janë që Rama nuk do të tërhiqet”.

Sipas tij, Meta si Presidenti i Republikës, fatkeqësisht po ushtron edhe rolin e drejtuesit të opozitës.

Kulluri deklaroi sot se duhet poli i tretë i së djathtës në Shqipëri, pasi Basha po e mbanë mbyllur partinë.

“Tashmë kemi bërë lëvizje konkrete drejtë krijimit dhe daljes në zgjedhjet e ardhshme me një pol të ri të djathtë. Mbas gabimeve të përsëritur nga viti 2017 nuk ka asnjë reflektim nga Basha dhe ata që e rrethojnë atë për të hapur një proces demokratizimi të Partisë Demokratike si e vetmja mënyrë për t’u ofruar shqiptarëve një model ndryshe nga rilindja. Basha e ka mbajtur partinë të mbyllur duke shkatërruar sistemin e karrierës, përfaqësimin politik në të gjitha nivelet, ka bërë që besimi i opinionit publik të PD të jetë në kuotën minimale, i shpjeguar prej rezultatit të viti 2017 se 330 mijë vota nuk mund të blihen siç pretendohet”, tha ai.

Kulluri shtoi se po nuk u bashkua i gjithë elektorati i djathtë në një platformë të djathtë nuk ka asnjë  shans që e djathta të vijë në pushtet dhe të kemi rrotacion.

“I vetmi shqetësim që kemi ne si grup shumë i madh kritik si grup nga qendra deri në bazë është ftesa për Bashën të bashkojmë të djathtën. Problemi është i thjeshtë nuk ka asnjë reflektim nga Basha. Nëse lideri i opozitës nuk donë të bashkojë të djathtën ne po mendojmë të shkojmë drejtë një bashkimi që të shkojmë në votime jo përmes Lulzim Bashës”, tha ai.

Kulluri tha se kjo bëhet  me koalicion të partive të djathta apo iniciative të re politike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E PADREJTË..."/ Engel: Problemi kryesor për Kosovën është Serbia dhe jo taksa
Previous article PËR TË GJITHË ATA QË..../ Jonida Maliqi vjen me një mesazh të fortë

F.autor

Postime të ngjashme

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll Breaking News

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban Politikë

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT