Vazhdojnë sulmet ajrore në provincën Idlib në veri-perëndim të Sirisë. Forcat e regjimit të Bashar al-Asadit dhe aleatët e tyre kanë intensifikuar bombardimet në zonat e kontrolluara nga rebelët dhe, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, njëri prej ushtarëve të saj është vrarë dhe të tjerët janë plagosur.
Ankaraja nga ana e saj ka pretenduar se ka rrëzuar një avion luftarak që i përkiste Forcës Ajrore të Damaskut dhe njoftoi se ai kishte “neutralizuar” 327 ushtarë të tjerë të armikut, për një total prej rreth 3000 të vrarësh.

Ofensiva nga qeveria Siriane, e mbështetur nga Moska në kështjellën e fundit rebele ka nisur më shumë se një muaj më parë dhe tashmë ka shkaktuar dhjetëra viktima, përveç një krize të re humanitare.
Zëdhënësi i presidencës turke, tha sot se deri tani 80.888 refugjatë sirianë kanë kaluar kufirin e BE-së kurse Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, foli për 76.358 migrantë që kishin kaluar tashmë kufirin përmes krahinës së Edirnes.
Athina ka vendosur të pezullojë pranimin e kërkesave për azil për një periudhë 1 muajore teksa Rexhep Tajip Erdogan duket se është ‘deus ex machina’ e vërtetë e kësaj krize të re.
Presidenti turk njoftoi më 27 shkurt hapjen e kufirit për migrantët në tentativë për t’i bë presion Europës e cila sipas Ankarasë zyrtare nuk po bën asgjë në zgjidhjen e krizës siriane.



