• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDRYSHON LIGJI/ Deri në 5 mijë euro gjobë diskriminimi për pamjen e jashtme, pranohen ankesat anonime për ngacmime seksuale
Home
Sociale

NDRYSHON LIGJI/ Deri në 5 mijë euro gjobë diskriminimi për pamjen e jashtme, pranohen ankesat anonime për ngacmime seksuale

3 March, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ligji për mbrojtjen nga diskriminimi do të ndryshojë për herë të parë që nga miratimi në vitin 2010.

Ndryshimet e depozituara në Kuvend nga qeveria parashikojnë përfshirjen për herë të parë si shkaqe të diskriminimin edhe paraqitjen (pamjen e jashtme), shtetësinë dhe të jetuarit me HIV/AIDS.

Pra çdo dallim, përjashtim, kufizim, preferencë apo trajtim të pafavorshëm për shkak të paraqitjes së jashtme do të konsiderohet diskriminim dhe do të ndëshkohet sipas ligjit.

Çdo person fizik që diskriminon për shkak të pamjes së jashtme apo shkaqeve të tjera të parashikuara në ligj, do të dënohet me gjobë nga 10 000 deri në 60 000 lekë.

Nëse diskriminimi bëhet nga personi juridik, dënimi me gjobë është nga 60 000 deri në 600 000 lekë.

Kur personi që diskriminon ushtron një funksion publik, dënimi me gjobë edhe 30 000 deri në 80 000 lekë.

( Kliko këtu ) Dokumenti i plotë

Projektligji ndryshon edhe mënyrë e ekzekutimeve të vendimeve ndëshkuese me gjobë të Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Tashmë gjoba duhet të paguhen nga kundërvajtësi jo me vonë se 30 ditë nga komunikimi i tyre.

Me kalimin e këtij afati, vendimi i dhënë shndërrohet në titull ekzekutiv dhe ekzekutohet në mënyrë të detyrueshme nga zyra e përmbarimit, me kërkesë të Komisionerit.

Gjoba arkëtohet në buxhetin e shtetit.

Ndërkaq, përveç tre shkaqeve të reja të shtuara përmes kësaj nisme ligjor, format e tjera të diskriminimit të parashikuara në ligjin në fuqi lidhen me gjininë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor, orientimin seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendjen ekonomike, arsimore ose shoqërore, përgjegjësinë
prindërore, moshën, gjendjen familjare ose martesore, gjendjen civile, vendbanimin, gjendjen shëndetësore etj.

Nisma parashikon pranimin edhe të ankesave anonime, për të motivuar rritjen e numrit të ankesave që lidhen me individë të komunitetit LGBTI, por edhe të ankesave që lidhen me denoncimin e rasteve të ngacmimit seksual në vendin e punës.

Projektligji parashikon edhe një paragraf, i cili detyron mediat kombëtare që të publikojnë vendimet e Komisionerit që kanë konstatuar diskriminim nëpërmjet gjuhës së urrejtjes.

Detyrimi lidhet edhe me efektshmërinë e vendimeve të Komisionerit, në lidhje me përdorimin e gjuhës së urrejtjes nga personat publikë.

Në këto raste aktualisht përdoret si mjet vetëm falja publike nga ana e subjektit që ka kryer sjelljen diskriminuese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBLODHI BISHTAT E CIGAREVE.../ Në sitën e OFL-së edhe bashkëpunëtori i klanit Duka, në kërkim për vrasjen e Malkos
Previous article KRIZA NË SIRI/ Damasku vazhdon të bombardojë rebelët në Idlib, kundërpërgjigjet Ankaraja

k.autor

Postime të ngjashme

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë… Aktualitet

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë…

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës Aktualitet

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm Aktualitet

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT