• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË THANË MIQTË…”/ Policja bie në grackën e profileve false
Home
Sociale

“MË THANË MIQTË…”/ Policja bie në grackën e profileve false

1 March, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Mes dhjetëra të rinjve, kryesisht adoleshentë që kallëzojnë në polici për përdorimin e profileve false me qëllim denigrimin, nuk i ka shpëtuar këtij fenomeni edhe një efektive e policisë.

27-vjeçarja Jorgjica Dh., me detyrë specialiste në Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka kallëzuar e shqetësuar përdorimin e fotografive të saj nga persona të paidentifikuar. Efektivja e policisë thotë: “Më kanë njoftuar miqtë se me fotogtafitë e mia është hapur një llogari në rrjetin social Instagram. Menjëherë sapo e mora vesh, kërkova në këtë rrjet social dhe shikoj emrin dhe fotot e mia, të cilat unë i kam publikuar vetëm në rrjetin social Facebook. Këto fotografi mund t’i shikojnë vetëm miqtë që kam atje”.

Më pas, policja tregon shqetësimin dhe ankthin e shkaktuar nga hapja e llogarisë në Instagram: “U shokova kur shokë të ndryshëm më thanë që unë disponoja një profil në Instagram dhe personi i cili administron këtë profil pretendon dhe shtiret si unë, vepron dhe sillet njësoj si unë. Ky person ka qëllim që të njohurit e mi të mendojnë se në Intstagram jam unë. Mendoj se ky veprim është i menduar dhe keqdashës. Mendoj se mund të më sjellë pasoja shumë të dëmshme në pozicionin e punës ku jam, gjithashtu edhe në jetën private”.

Burime të Sektorit Kundër Krimeve Kompjuterike i thanë Gazetës “Si” se rezulton se kjo llogari false është hapur në nëntor 2019, por specialistët hasin vështirësi në zbulimin e fajtorëve.

“Por ne kemi pasur raste më të rënda se ky”, sqaroi një burim. Një adoleshente në Tiranë raportohet se ka kaluar në depresion nga Instagrami i hapur nga shokët e saj të klasës. Rasti u denoncua nga e ëma, e cila konstatoi ndryshim në sjelljen e së të miturës dhe mbyllje në vetvete. Kur u pyet nga psikologët, e mitura tregoi se dikush kishte hapur llogari në Instagram në emrin e saj dhe prej andej postoheshin fotografi nudo dhe jepeshin mesazhe të turpshme.

”Gjithë klasa e di dhe po qeshin, por ajo nuk jam unë”, shtoi e mitura kur u pyet nga specialistët. “Rasti u zbulua pas disa muajsh hetimesh dhe, siç rezultoi, autori ishte bashkëmoshatari i të miturës”, sqarojnë ekspertët e Krimeve Kompjuterike. E mitura deklaroi se në një rast kishte menduar të vriste veten, pasi nuk e përballonte dot presionin dhe talljet në shkollë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KENI PESHË TË TEPËRT? Çaj dafine me kanellë për t’u dobësuar shpejt
Previous article BRIZIDA GJIKONDI/ Mashtrimi i Presidentit me Kushtëtutën !

F.autor

Postime të ngjashme

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi Aktualitet

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

PLAGOSI ME DRAPËR BABIAIN E ISH-PARTNERES/ Dërgohet në burg daja i Zegjine Caushit Aktualitet

PLAGOSI ME DRAPËR BABIAIN E ISH-PARTNERES/ Dërgohet në burg daja i Zegjine Caushit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT