• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË BËRI NJERI. MË GJETI 14 VJEÇ…”/ Pronari grek surprizohet nga emigranti shqiptar: Ky këtu është djali im, e dua shumë
Home
Sociale

“MË BËRI NJERI. MË GJETI 14 VJEÇ…”/ Pronari grek surprizohet nga emigranti shqiptar: Ky këtu është djali im, e dua shumë

1 March, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme rastin e Xhovalinit, i cili që 14 vjeç ishte larguar nga familja e tij në drejtim të Greqisë. Aty u njoh me një zotëri, Stathi Tsekitsidis, i cili i ofroi punë, e mbështeti dhe ndihmoi gjatë periudhës së vështirë të jetës së tij.

Është hera e parë që Stathi Tsekitsidis vjen në Shqipëri dhe ai mbetet i habitur, por edhe i emocionuar kur shikon në anën tjetër Xhovalinin, që e thërret djalin e tij.

Stathi Tsekitsidis: O Xhovani. A more Xhovani. Ky këtu është djali im, e kam njohur në fusha. Është biri im, më thërriste baba, ty të kam njohur baba. Këtë djalin që shikoni këtu e kam njohur në fusha, e mora në punë. Çfarë mund të them për të? Ka disa vëllezër, vinin të gjithë një nga një të fillonin punë. Kanë punuar shumë vite tek ne. E kam dashur kaq shumë këtë djalë, nuk u largua asnjëherë nga unë. Ka fjetur tek ne, bëra një dhomë për të dhe flinte aty me vëllezërit e tij, në fabrikën time.

Dhe çfarë donte, dhe shpirtin i kam dhënë që të rritej, s’kishin asgjë. Dhe sot, shiko Xhovanin sot, bravo Xhovani. Të dua shumë Xhovani. Për herë të parë më solle në Shqipëri dhe njoha Tiranën, njoha Shqipërinë dhe e dyta do të njoh nga afër ty se më mori malli.

Xhovalini: Gjëja më e paktë që mund të bëja për ty.

Stathi Tsekitsidis: Gëzohem shumë që je ti.

Xhovalini: Gëzohem shumë që shoh prapë këtu. Jam këtu sot të të them një faleminderit shumë të madhe publike, për të gjithë ato gjëra që ke bërë për mua, për gjithë ato vite që unë jetoja pranë teje në shtëpinë tuaj.

Stathi Tsekitsidis: E kam bërë nga shpirti.

Xhovalini: Erdha shumë i vogël në Selanik.

Stathi Tsekitsidis: 14 -15 vjeç dhe u bëre 27-30!

Xhovalini: Punova 3 vjet pranë jush, të gjithë u kujdesët për mua, të gjithë më ndihmuat dhe ju dhe familja. Ti më thoje: Xhovani kujdes, je i vogël, erdhe këtu të punosh, të mbledhësh 5 lekë, kujdes lekët si sytë e ballit. Dhe me punë, me djersën dhe duke menduar fjalët e tua zoti Stathi, ia arrita sot të kem një shtëpi timen, një shtëpi ku nuk mungon gjë dhe njeriu i vetëm që më ka ndihmuar në jetën time, je ti Zoti Stathi. Të them faleminderit shumë dhe mirëseerdhe në Shqipërinë tonë. Njerëzit e mirë janë si ty.

Stathi Tsekitsidis: Jam shumë i lumtur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RËNDË NË FUSHË KRUJË-TIRANË/ Autobusi përplaset me dy automjete, plagosen 7 persona
Previous article JUSTIN BIEBER FESTON DITËLINDJEN/ Ja cila ishte dhurata më e veçantë për të

F.autor

Postime të ngjashme

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi Aktualitet

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

PLAGOSI ME DRAPËR BABIAIN E ISH-PARTNERES/ Dërgohet në burg daja i Zegjine Caushit Aktualitet

PLAGOSI ME DRAPËR BABIAIN E ISH-PARTNERES/ Dërgohet në burg daja i Zegjine Caushit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT