• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“THUMBINI” NGA KONGRESI/ Rama-Metës: Njerëzit thonë po s’u lidhën ata të “Besëlidhjes” s’kemi besë tek drejtësia
Home
Politikë

“THUMBINI” NGA KONGRESI/ Rama-Metës: Njerëzit thonë po s’u lidhën ata të “Besëlidhjes” s’kemi besë tek drejtësia

29 February, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Nga kongresi socialist kryeministri Edi Rama ka lëshuar një paralajmërim për Presidentin Ilir Meta, që ditën e hënë ka thirrur një tubim në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ kundër qeverisë, për të shpartalluar, atë që ai e cilëson ‘grusht shteti’. Duke nënkuptuar ish-aleatin e tij, sot kundërshtar në Presidencë, Edi Rama tha se “besëlidhësit e rinj që janë armiq të Reformës në Drejtësi”. Pikërisht për Reformën në Drejtësi, Rama tha se i kupton njerëzit që kanë padurim të madh për të parë drejtësinë dhe ‘besoj se nuk them ndonjë sekret apo ndonjë gjë të pasjellshme nëse them që shumica dërrmuese e popullit drejtësinë e lidh me atë të ‘Besëlidhjes'” referuar Ilir Metës, pasi kreu i shtetit ka folur për një ‘besëlidhje’ mes tij dhe popullit, ndërsa shton me tej kryeministri “po nuk u lidhën ata nuk kemi besë tek drejtësia”. Por çdo gjë mbetet deri te paralajmërimi sepse kryeministri thekson se “kjo nuk është as detyra jonë as mundësia jonë. Detyra jonë është të bëjmë drejtësinë që pastaj merret me kë duhet të merret”.

“Unë e kuptoj shumë mirë që njerëzit kanë padurim të madh për të parë drejtësinë dhe besoj se nuk them ndonjë sekret apo ndonjë gjë të pasjellshme nëse them që shumica dërrmuese e popullit drejtësinë e lidh me atë të ‘Besëlidhjes’, po nuk u lidhën ata nuk kemi besë tek drejtësia. Unë e kuptoj këtë. Por kjo nuk është as detyra jonë as mundësia jonë. Detyra jonë është të bëjmë drejtësinë që pastaj merret me kë duhet të merret. Kthe kokën pas s’ka kundërshtar, shiko para, është bosh, vërtet dalin shajnë e bërtasin, janë si goditjet e lugëve në tenxhere bosh. Dhe në këto kushte ne duhet ta lexojmë këtë rrezik, se njerëzit e ndjejnë shumë më shumë se ne ‘boshin’. Ne përjetojmë gjithë goditjen sulmet, e akuzat.

Duke qenë të rrethuar nga boshi, ndjehemi si qendra e botës. Po njerëzit nuk i shohin këto. Njerëzit po presin besëlidhjen e Lezhës në datën 2 Mars. Mendoni se njerëzit do të ngatërrojnë Gjergj Kastriotin me besëlidhësit e rinj që janë armiq të Reformës në Drejtësi. Nuk i shohin njerëzit fare këto. Njerëzit shohin nga ne. Ne duhet të shohim përtej dhe duhet të shohim shumë përtej atyre që jemi mësuar të fitojmë. Nesër do kërkohet shumë më tepër. Nuk duam të merrem fare me katandisjen e konkurrentëve. Ne duhet të kuptojmë sot se ky boshi është armik i rrezikshëm” deklaroi Edi Rama. Presidenti Ilir Meta në datë 2 mars, ditën e hënë pasdite ka thirrur një tubim kundër kryeministrit Edi Rama në bulevard për të çmontuar atë që ai e cilëson ‘grusht shteti’.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJMI I MIRË PËR STUDENTËT/ Veliaj publikon pamjet, ja si do jetë kampusi i ri universitar
Previous article SI NJË "BARBIE"! Marina Vjollca zgjedh sërish të kuqen, ja look-u për mbremjen e së shtunës

F.autor

Postime të ngjashme

TEMPERATURAT EKSTREME/ IGJEO: Ja zonat më të rrezikuara për zjarre në vend Aktualitet

TEMPERATURAT EKSTREME/ IGJEO: Ja zonat më të rrezikuara për zjarre në vend

"DIL JASHTË TË FLASIM"/ Zbardhet si përfundoi i vrarë me thikë në fyt 24-vjeçari shqiptar në Itali Aktualitet

"DIL JASHTË TË FLASIM"/ Zbardhet si përfundoi i vrarë me thikë në fyt 24-vjeçari shqiptar në Itali

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë Breaking News

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT