• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIM ME HASHIM THAÇIN/ Këshilltari i presidentit të SHBA-së: Trump i gatshëm të asistojë për marrëveshjen Kosovë-Serbi
Home
Rajon

TAKIM ME HASHIM THAÇIN/ Këshilltari i presidentit të SHBA-së: Trump i gatshëm të asistojë për marrëveshjen Kosovë-Serbi

29 February, 2020 k.autor Rajon

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke bërë përpjekje intensive që të shtyjnë Kosovën dhe Serbinë drejt një marrëveshje finale sa më shpejtë që të jetë e mundur. Për një gjë të tillë kanë emëruar dy Përfaqësues Special, dhe kanë shtyrë Prishtinën dhe Beogradin drejt arritjes së tri marrëveshjeve për rikthimin e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, hekurudhë dhe për autostradë.

E për momentumin e krijuar pas këtyre marrëveshjeve Kosovë-Serbi është diskutuar edhe në Washington në një takim të kreut të shtetit, Hashim Thaçi, dhe këshilltarit të presidentit të SHBA’së për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, raporton Gazeta Express.

Pas këtij takimi në një njoftim të lëshuar nga National Security Council, thuhet se Presidenti i SHBA’së dhe Administrata e tij janë të gatshëm të asistojnë mes Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje nga e cila do të përfitonin qytetarët e dy shteteve.

“Këshilltari për Siguri Kombëtare ka takuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për të diskutuar rreth momentumit të krijuar pas marrëveshjeve me Serbinë për linjën ajrore, hekurudhën dhe autostradën. Presidenti Donald Trump dhe Administrata e tij janë të gatshëm të asistojnë tek të dy palët për arritjen e një marrëveshje nga e cila do të përfitonin njerëzit në Serbi dhe Kosovë”, thuhet  njoftimin e NSC, raporton Gazeta Express.

Megjithatë hovi i SHBA’së për arritjen e një marrëveshje po ngadalësohet nga zhvillimet në Kosovë e Serbi. Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, është duke rezistuar që të heq plotësisht taksën pas vendos asnjë kusht tjetër. Një gjë e tillë nuk është pritur fare mirë nga emisari i Trump për dialogun, Richard Grenell, i cili ka thënë se Albin Kurti po bën një gabim serioz.

Ndërkohë në Serbi në muajin prill do të organizohen zgjedhjet e përgjithshme për vendosjen e institucioneve të reja, zhvillim ky i cili pritet që të shtyjë edhe më tej arritjen e marrëveshjes.

Se duhet pritur përfundimi i zgjedhjeve në Serbi për të rinisur negociatat me Beogradin e ka thënë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./GazetaExpress/

ICYMI: NSA O’Brien met with President Hashim Thaci of Kosovo to build upon the momentum of recent air, rail, & highway agreements w/ Serbia. @realDonaldTrump & his Administration are ready to assist both sides in reaching an agreement that benefits the people of Serbia & Kosovo.

View image on Twitter
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PASTËR DHE E BUTË/ Ja cili është larësi i duhur për çdo tip lëkure
Previous article VETËM NJË GOL NË 25 NDESHJET E FUNDIT/ Lukaku “zhduket” ndaj ekipeve të mëdhenj

k.autor

Postime të ngjashme

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë Rajon

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT