• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRONA DHE PARA PËR TË LIRUAR VËLLEZËRIT ALIKO/ Dosja me 28 të arrestuar ndahet mes Përmetit dhe Gjirokastrës
Home
Aktualitet
Kronikë

PRONA DHE PARA PËR TË LIRUAR VËLLEZËRIT ALIKO/ Dosja me 28 të arrestuar ndahet mes Përmetit dhe Gjirokastrës

29 February, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Dosja me 28 të arrestuar nga Prokuroria e Përmetit, ku mes të ndaluarve është dhe botuesi dhe analisti Henri Çili, është ndarë në dy pjesë. Kjo pasi disa persona si Alfred Aliko, babai i Armando Alikos, që janë arrestuar në Lazarat për akuzën e Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve, i kanë kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë së Gjirokastrës. Kjo prokurori do të zhvillojë këtë javë dhe masat e sigurisë për Alfred Alikon e disa të tjerë, ndërsa në prokurorinë e Përmetit, pritet të dalin për t’u njohur me masën e sigurisë Henri Çili dhe 25 persona të tjerë, që janë arrestuar për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, ”Mashtrim”, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave publike”, “Falsifikimi i dokumenteve”.

Mes përgjimeve të kryera del dhe Gazmir Ajdini, kunati i botuesit Henri Çili, i cili i premton familjes Aliko se Çili, kishte filluar punën dhe kishte takuar një zyrtar të lartë të drejtësisë shqiptare. Ndaj që duhet patjetër, të qëndrojnë korrekt me pjesën e pagesave dhe detyrimeve për dorëzimin e pronave, dy apartamente në Velipojë dhe një sasi të konsiderueshme financiare. Qëllimi ishte që Henri Çili të ndërhynte në Gjykatën e Lartë, për të përshpejtuar dosjen penale të vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko, ku sigurisht ishte premtuar për rrëzimin e burgimit të përjetshëm. Dy vëllezërit Aliko, janë dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA Ibrahim Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONGRESI I PS/ Rama: Forcimi ipozicionit të Shqipërisë në rajon e BE-së përmes Shengenit Ballkanik
Previous article KONGRESI I PS/ Rama: Dua 800 mijë vota për mandatin e tretë. Pastaj, Shqipëria kalon përfundimisht në nivel tjetër

k.autor

Postime të ngjashme

GAZETARËT PA KAMERA DHE CELULARË NË SALLAT E GJYQIT/ AGSH kundër rregullores së GJKKO-së: Kufizon punën... Aktualitet

GAZETARËT PA KAMERA DHE CELULARË NË SALLAT E GJYQIT/ AGSH kundër rregullores së GJKKO-së: Kufizon punën...

TEMPERATURAT EKSTREME/ IGJEO: Ja zonat më të rrezikuara për zjarre në vend Aktualitet

TEMPERATURAT EKSTREME/ IGJEO: Ja zonat më të rrezikuara për zjarre në vend

DITA E 66-të E TUBIMIT/ Protestuesit kërkojnë Qeveri teknike, nisin fjalimet para Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 66-të E TUBIMIT/ Protestuesit kërkojnë Qeveri teknike, nisin fjalimet para Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT