• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS DEKLARATËS SË AMBASADËS AMERIKANE/ Zëdhënësi i Metës “qetëson” situatën: Do zgjasi vetëm 2 orë
Home
Politikë

PAS DEKLARATËS SË AMBASADËS AMERIKANE/ Zëdhënësi i Metës “qetëson” situatën: Do zgjasi vetëm 2 orë

28 February, 2020 F.autor Politikë

Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi ka reaguar, menjëherë pasi ambasada Amerikane iu ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që të kenë kujdes më datë 2 mars, në manifestimin që pritet të zhvillohet me thirrjen e kreut të shtetit.

Protesta e 2 marsit e organizuar nga Presidenti do të zgjasë vetëm dy orë.

Statusi:

“Asnjë alert për datën 2 mars, për qytetarët shqiptarë dhe të huaj që jetojnë dhe do të mbërrijnë në Tiranë!
Përkundrazi, jemi shumë të lumtur që këtij Manifestimi madhështor Mbarëkombëtar do t’i bashkohen edhe mbi 200 shqiptaro-amerikanë🇦🇱🇺🇸, të cilët na kanë konfirmuar pjesëmarrjen në 2 mars dhe një pjesë e të cilëve sapo kanë mbërritur në Atdhe.
Dhe me të drejtë, sepse për liritë dhe vlerat amerikane, ata nuk mund t’i marrin leje as Rilindjes dhe as ndonjë segmenti të Sigurimit të Shtetit, kudo që ai të ndodhet!
Gjithashtu, mund t’ju konfirmoj se sot paradite Presidenti Meta me kërkesën e tij ka pritur në takim drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, duke u konfirmuar bashkëpunimin maksimal të Institucionit dhe të tij, për mbarëvajtjen e këtij Manifestimi madhështor Mbarëkombëtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë!
Çdo detaj është i mirëpërcaktuar me kohë.
Manifestimi fillon në ora 17.00, me flamuj kuqezi dhe mimoza në duar, e përfundon në ora 19.00.
Godina e Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme do të mbrohen nga aktivistë të identifikuar.
Shtetasve të huaj, veçanërisht atyre shqiptaro-amerikanë🇦🇱🇺🇸 që do të marrin pjesë do t’u dhurohet një degë mimoze dhe një Kushtetute e Shqipërisë, e votuar me 140 vota dhe me bekimin e Komisionit të Venecias, SHBA-ve dhe BE-së.
Alerti i vetëm i 2 marsit, është për puçistët që tallen me Kushtetutën dhe sovranitetin e popullit shqiptar duke miratuar apo bekuar pabesisht ligje anti-kushtetuese!
Të gjithë më 2 mars për Kushtetutën dhe kundër grushtit të shtetit.
Për Shqipërinë dhe sovranitetin e popullit shqiptar!
Zoti e bekoftë miqësinë e palëkundur shqiptaro-amerikane! 🇦🇱🤝🇺🇸
Pa Kushtetutë nuk ka demokraci!
Pa demokraci nuk ka Shqipëri!”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JEMI MËSUAR TA SHOHIM NDRYSHE/ Getoar Selimi poston foto pa mjekër, pa syze dhe duke qeshur
Previous article "DW"/ Protesta e thirrur nga Meta, e pazakontë. Po sa besueshmëri tek qytetarët ka presidenti dhe politikani Meta?

F.autor

Postime të ngjashme

E KONFIRMON SENATI/ Eric P. Wendt do jetë ambasador i ri i SHBA-së në Shqipëri Politikë

E KONFIRMON SENATI/ Eric P. Wendt do jetë ambasador i ri i SHBA-së në Shqipëri

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë Breaking News

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve Politikë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT