• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I MBIJETOI VDEKJES PASI HUMBI GJITHË FAMILJEN/ Rama viziton shtëpinë e re të Albert Carës
Home
Politikë

I MBIJETOI VDEKJES PASI HUMBI GJITHË FAMILJEN/ Rama viziton shtëpinë e re të Albert Carës

27 February, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Albert Carën në shtëpinë e re në Kamzë, pas kthimit të tij nga Italia ku u kurua pas dëmtimit të rëndë që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit.

|”Në shtëpinë e re të Albert Carës, që i mbijetoi vdekjes me një “inat” të paparë dhe u kthye me këmbët e tij në Shqipëri, për të përballuar jetën me të njëjtin “inat” përtej dhimbjes së patregueshme të humbjes së të gjithë familjes”, u shpreh kryeministri Rama për këtë vizitë.

54 vjeçari Albert Cara ka humbur plotësisht familjen (bashkëshorten dhe dy djemtë) në tragjedinë e ndodhur nga shembja e pallatit në Thumanë. Ai u transportua me helikopter me 29 nëntor për një trajtim të mëtejshëm mjekësor në Bari të Italisë.

Pas kthimit disa ditë më parë në atdhe, Albert Cara priti sot në banesë kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Në bashkëbisedim me Albertin, kryeministri kujtoi ditën e tërmetit, kur ai ishte krejtësisht i transformuar dhe nuk njihej nga ky që është sot dhe kur mjekët i dhanë shpresë shumë të vogël.

Vetë Albert Cara kujtoi se ka qenë i ndërgjegjshëm që kur ishte dëshmitar sesi fëmijët i ikën para syve e deri te spitali në Itali. Ai kujtoi momentet e vështira dhe vuri në dukje se mjekët në Itali kanë bërë shkencë me të. “Puna e Zotit në radhë të parë dhe e mjekëve që na u përgjigjën”, tha ai.

“Dhimbja shpirtërore ma lehtësojnë vëllezërit, miqtë, dashamirës dhe ju në radhë të parë”, iu drejtua ai kryeministrit.

Rama tha se gjithnjë mendonte se çfarë do ndodhë kur ta marrë vesh Alberti për tragjedinë e familjes së tij. Cara tha se e mendonte se kishte parë rrënojat e shtëpisë.

“E ndjeja se kishte ndodhur diçka po nuk më tregonin. Pasi e mora  vesh dy mundësi kisha, ose të çmendesha dhe t’i bija murit me kokë e të kapja hunjtë e te dilja rrugëve duke bërtitur, ose të vazhdoja jetën që më ka taksur zoti”, tha Alberti.

“Kemi qenë familje shumë e lidhur me njëri-tjetrin”, kujtoi Cara.

Kryeministri Rama premtoi se do të jetë sërish në mbështetje të Albert Carës që pati një humbje kaq të rëndë.

Albert Cara kërkoi të punojë, diçka më të cilën të merret në kushtet e tij, si mënyrë për të lehtësuar edhe dhimbjen. “Vetëm me punë mund ta shëroj plagën”, tha ai.

“Ne kemi bërë atë që kemi mundur, do kishim dashur të bënim më shumë dhe do bëjmë sa mundemi edhe për të tjerët që janë fatmirësisht mirë me shëndet, por kanë mbetur pa shtëpi”, tha Rama.

“Do t’ua bëjmë shtëpitë kuptohet, duhet pak durim”, theksoi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ARCHDAILY" SHKRUAN PËR TIRANËN/ Kur arkitektura e re nis e merr formë. Nga SHESHI tek PIRAMIDA
Previous article KORONAVIRUSI/ Irlanda e Veriut konfirmon rastin e parë: Na erdhi nga Italia

F.autor

Postime të ngjashme

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ Ja amendamentet që u miratuan, kritika për... Politikë

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ Ja amendamentet që u miratuan, kritika për...

PASURITË E GRUPIT "DIZDARI" NËN SEKUESTRO/ Bllokohen prona, toka, vila, hotele e llogari bankare me vlerë 150 mln € Aktualitet

PASURITË E GRUPIT "DIZDARI" NËN SEKUESTRO/ Bllokohen prona, toka, vila, hotele e llogari bankare me vlerë 150 mln €

PROFILI/ Gjenerali Eric Wendt KONFIRMOHET si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Politikë

PROFILI/ Gjenerali Eric Wendt KONFIRMOHET si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT