• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“AS VETË PRESIDENTI NUK E BESON GRUSHTIN E SHTETIT”/ Gjonaj i përgjigjet Metës: E vërteta e përzgjedhjes së anëtarëve të Kushtetueses
Home
Politikë

“AS VETË PRESIDENTI NUK E BESON GRUSHTIN E SHTETIT”/ Gjonaj i përgjigjet Metës: E vërteta e përzgjedhjes së anëtarëve të Kushtetueses

27 February, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i cilësoi akuzat e Presidentit Ilir Meta një lajthitje ligjore, ndërsa sqaroi procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Pjesë nga deklarata:

“Nuk e kam bërë këtë shtjellim më parë, sepse kam gjykuar se i duhej lënë Presidentit koha dhe hapësira e plotë mediatike për të ezauruar5 të gjitha seritë e spektaklit të tij mbi grupin kriminal në ministri. U rezervoj të gjithë keqardhjen time për hallin e madh që i motivon për luftën kundër Reformës në Drejtësi, por akuzat ndaj meje nuk ua lehtësojnë këtë hall.
Deformimet e rënda faktike, juridike, të këtij show politik presidencial mbi gjoja rrëmbimin e kompetencave të Presidentit janë mbresëlënëse për këdo që i di faktet.

Psh. kujt dhe për çfarë i drejtohet z. Presidenti mbi zgjedhjen e anëtarëve të Gykatës Kushtetuese, kur sot gjyqtarja e zgjedhur prej tij ushtron funksionin e Gjykatës Kushtetuese.

Mbi këdo që do të dijë si qëndron e vërteta, sipas Kushtetutës, ligjit, po vijoj me argumentet:
Së pari, Presidenti artikulon pa pushim për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Mund të konsiderohet non sens dhe logjikisht një lajthitje ligjore e Presidentit.

Së dyti, parashikimet për përzgjedhjen e anëtarëve nga Presidenti janë të qarta. Ai ushtron të drejtën e zgjedhjes së gjyqtarit kushtetues brenda 30 ditëve nga marrja e listës nga KED. Presidenti e ushtron këtë në dy forma, o me dekret, o me heshtje.

Qëllimi i vendosjes së këtij afati ka qenë shmangia e bllokimit të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga politika.

Afati 30 ditor i Presidentit përfundoi dhe Presidenti nuk e ushtroi të drejtën e tij brenda afatit. Me kalimin e këtij afati bëhet automatik emërimi i kandidatit që është renditur i pari. Për këtë shkak, Arta Vorpsi, që ishte renditur e para në listë, konsiderohet e zgjedhur automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhja e saj nga ligji është bërë më 8 nëntor 2019.

Së treti, Presidenti paraqet pa pushim një rrëfim me natyrë policeske lidhur me botimin në Fletoren Zyrtare zgjedhjen e Vorpsit. Bërthama e rrëfimit është thjesht dita e shtunë, pra fakti që botimi është bërë të shtunën. Kjo i ka mjaftuar presidentit të dalë në përfundimin se jemi para një grushti shteti. E kam shumë të vështirë nëse Presidenti e beson vetë këtë version. Sikur Presidenti apo këshilltarët e ti të kishin bërë një kërkim, do kishin mësuar se e shtuna dhe e diela janë ditë që figurojnë në Fletoren Zyrtare.

Së katërti, Presidenti deklaron se grupi i struktura në Ministrinë e Drejtësisë ka shkelur ligjin se ka botuar një vendim që nuk kishte kompetenca. Në fakt është krejt e kundërta. Kuvendi i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë faktin që afati 30 ditor i Presidentit ka përfunduar dhe për këtë shkak kandidati i parë në listë zgjidhet automatikisht.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË KËRKIM PËR RRËMBIMIN DHE VRASJEN E PRENGËS/ Gjykata e Posaçme i sekuestron kompleksin, karburantin dhe vilën Altin Hajrit
Previous article 9-VJEÇARI NGA KUKËSI KA NEVOJË PËR NDIHMËN TËNDE/ Ja mesazhi prekës i vogëlushit i cili kërkon të jetojë (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

U ARRESTUA DUKE FLUTURUAR MBI NJË CENTRAL BËRTHAMOR/ Shqipëria kërkon ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca Aktualitet

U ARRESTUA DUKE FLUTURUAR MBI NJË CENTRAL BËRTHAMOR/ Shqipëria kërkon ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR KORÇË-POGRADEC/ Ndërron jetë shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR KORÇË-POGRADEC/ Ndërron jetë shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT