• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ OBSH dhe BE promovojnë Italinë: Duhet të frenohet paniku dhe lajmet e rreme
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ OBSH dhe BE promovojnë Italinë: Duhet të frenohet paniku dhe lajmet e rreme

27 February, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

OBSH ka promovuar Italinë dhe është shprehur se “Autoritetet po zbatojnë masa në përputhje me strategjinë globale për infeksionin e koronavirusit. Ajo ka bërë thirrje gjithashtu për të frenuar panikun dhe lajmet e rreme.

“Nuk ka nevojë për panik. Autoritetet italiane po zbatojnë masa që janë në përputhje me strategjinë globale të kontrollit. Për ta bërë këtë, qeveria duhej të merrte masa të vendosura, të forta dhe të sakta,”-tha Hans Kluge, drejtori i OBSH për Europën.

Edhe Komisionerja e Shëndetësisë e BE, Stella Kyriakides, nuk i ka kursyer vlerësimet teksa falenderoi Ministrin e Shëndetësisë, Mbrojtjen Civile dhe gjithë operatorët për masat e vendosura shumë shpejt, për të zvogëluar kërcënimin e virusit”.

Fjalë vlerësuese shprehu ajo edhe për kryeministrin Conte i cili sot në Napoli do të diskutojë temën e koronavirusit edhe me Presidentin Francez Emmanuel Macron.

Diskriminimi i italianëve në Europë dhe kufizimet e tyre jashtë vendit “nuk janë situata të pranueshme”, – tha Conte.

Në të njëjtën linjë është edhe Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio. Ai tha se “Të gjithë pacientët e spitali Spallanzani në Romë janë shëruar, se e vërteta është e rëndësishme e duhet thënë dhe se Italia është një vend i besueshëm”. Objektivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme – tha Di Maio, është të luftojmë lajmet e rreme “që mund të ndikojnë në vendimet e autoriteteve shëndetësore të partnerëve tanë në lidhje me programet e udhëtimit dhe punës së qytetarëve të tyre.

Italia ndërkohë po përpiqet të ngrejë kokënme risi në frontin e betejës. Walter Ricciardi, i emërua nga Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza “këshilltar për koordinim me institucionet shëndetësore ndërkombëtare tha se testi i tamponit do të kryet vetëm te personat me simptoma të qarta, që kanë patur kontakte me të infektuarit dhe që vijnë nga zonat e rrezikut pasi testet në masë kanë rezultuar në 95% të rasteve negative për të mos përmendur rastet pozitive false, duke shtuar se menaxhimi i fragmentuar, mbi baza rajonale, i sistemit shëndetësor mund të ketë efekte vdekjeprurëse.

Franco Locatelli, drejtori i institutit të shëndetësisë në Itali shpjegoi se numri i madh i testeve të kryera shërbeu deri tani për të kuptuar se si qarkullon virusi dhe se janë kryer deri tani 10,000 teste përkundrejt 1000 në Gjermani dhe 500 në Francë.

Infeksionet në itali kanë shkuar në 456, 131 më shumë se një ditë më parë, rritja më e lartë e regjistruar deri më tani. Rajonet e përfshira në emergjencën e virusit kinez deri tani janë dymbëdhjetë: Lombardia (me 305 raste), Veneto (71), Emilia Romagna (47), Liguria (16), Piemonte, Lazio, Marche dhe Sicilia (3), Toscana (2), Alto Adige, Campania dhe Puglia (1) kurse numri i viktimave është stopuar në 12 të gjithë të moshës së tretë dhe me probleme të mëparshme shëndetësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Pacientja e shëruar në Itali: Mos u alarmoni, grip normal
Previous article "FJALË TË SHENJTA"/ Rama citon Papa Françeskun: Mos kini frikë t’i kërkoni Zotit falje...

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT