Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Hajdie Tosunin 59-vjeçe u vra nga bashkëshori i saj Ruzhdi Tosuni 63-vjeç me levë në kokë. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:35 në dyqanin e metrazheve në pronësi të familjes, ku çifti fillimisht ka debatuar lidhur me shitjen e dyqanit, por situata është acaruar më shumë dhe burri e qëlloi disa herë me levë gruan duke e lënë të vdekur në vend.
Çifti ka tre vajza, njiheshin si të qetë dhe pa probleme, ndërsa prej disa vitesh kishin biznesin e tyre pranë Pallatit të Sportit. Ruzhdi Tosuni ka lajmëruar vetë policinë pas aktit të krtyer duke u thënë “ejani se kam vrarë gruan”. Pyetjes së policisë së “ku ndodhej“, autori i është përgjigjur duke thënë “para dyqanit po ju pres”.
Kur ka shkuar policia ai i ka dorëzuar çelësat e qepenit dhe të dyqanit. Teksa e shoqëronin në polici dhe e pyetën se përse e vrave gruan, autori është shprehur se “ma solli shpirtin aty ku nuk mban më. Kam 30 vjet që e duroj dhe e vrava”.
Ky nuk është rasti i vetëm kur burri vret gruan edhe më pas me gjakftohtësinë me te madhe ka lajmëruar vetë policinë. AlpeNews.al ju risjell disa raste tragjike të ngjashme me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme.
Vrau gruan me armën e shërbimit, lajmëron vetë policinë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe në Allias të Tiranës, teksa gardisti 44-vjeçar Alket Arapaj vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare Ervilma Seferi. Vrasja ka ndodhur në dhomën e ndenjes, në katin e katërt të një pallati ku banonte çifti. Alket Arapaj mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe ai ka marrë armën e shërbimit dhe e ka qëlluar pas një debati që kanë pasur. Burime nga Alket Arapaj ka telefonuar në numrin 129 duke thënë se “Jam Alket Arapaj. Ejani se kam vrarë gruan. Shtëpinë e kam në Allias. Hajdeni se po trembet vajza”.
Pikërisht kjo telefonatë ka vënë në lëvizje Policinë, e cila sapo ka shkuar ne banesën e Alket Arapajt i ka vënë atij prangat.Ndërkohë vet 45-vjeçari para oficerve të policisë ka dhënë dëshmi kontraditore. Fillimisht është shprehur se në banesë ka parë gjera të pazakonta dhe dyshonte që hynin persona të tjerë, pra një tradhti të gruas.
Vret me thikë e sëpatë gruan dhe lajmëron policinë
Një burrë 36 vjeçar nga Kosova ka vrarë në mënyrë brutale pas një sherri që kanë pasur, duke e goditur me thikë dhe me sëpatë bashkëshorten e tij 27 vjeçe, po ashtu kosovare, në banesën e përbashkët të çiftit.
Pas aktit kriminel të kryer, vetë 36-vjeçari e ka alarmuar policinë dhe ndihmën e shpejtë. Por, mjeku i urgjencës i ardhur në vendin e ngjarjes, ka mundur vetëm të konstatojë vdekjen e gruas së re. Çifti nga Kosova po jetonte kohëve të fundit në Gjermani ndërsa kohë më parë ishin kthyer për ca kohë në Kosovë.
Vrau gruan me 15 plumba, telefonon policinë
Një ngjarje tjetër e rëndë ka ndodhur në Prizren, gruaja u vra me 15 plumba nga nga burri i saj, ishte nëna e nënkryetares së AAK , Diellza Hotit. 61-vjeçari pasi kreu krimin e rëndë kishte telefonuar policinë duke i thënë: “E kam vrarë gruan”. Ata nuk kanë fëmijë nga martesa e tyre. Por kjo ishte martesa e dytë e çiftit. Që të dy kishin fëmijë nga martesat e para. Sipas prokurorisë çifti nuk njihej si problematik.
ALPEnews.al






