• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRAHASON VETEN ME PRESIDENTIN RUMUN/ Ilir Meta: Meqë edhe ai doli në shesh, unë…
Home
Politikë

KRAHASON VETEN ME PRESIDENTIN RUMUN/ Ilir Meta: Meqë edhe ai doli në shesh, unë…

26 February, 2020 F.autor Politikë

Për të legjitimuar thirrjen e tij për një besëlidhje në shesh, presidenti Ilir Meta ka risjellë në vëmendje protestën e bërë 3 vite më parë në Rumani ku kreu i shtetit iu bashkua popullit në një protestë kundër qeverisë së asaj kohe.

Meta liston një sërë arsyesh, që sipas tij janë të mjaftueshme që çdo qytetarë të dalë në shesh kundër kësaj qeverisje, ku ndër to vë theksin tek Gjykata Kushtetuese.

Një besëlidhje “kundër puçistëve të zbuluar” e quan kreu i shtetit 2 marsin, e ndërsa e përshkruan situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri shumë herë më rëndë se ajo në Rumani.

“Kujtoj se vetëm 3 vite më parë, Presidenti i Rumanisë mike, vend anëtar në NATO dhe në Bashkimin Europian, doli në protestë në mbrojtje të shtetit ligjor dhe kundër dhunimit të Kushtetutës nga një mazhorancë dhe Parlament plotësisht kushtetues.

Presidenti rumun ju bashkua protestave të mëdha popullore kundër korrupsionit, arbitraritetit, vendimeve të marra në errësirë, ndryshimeve mafioze të legjislacionit në fuqi nga deputetët legjitimë, por në konflikt të hapur interesi, si dhe pastrimit të politikës nga kriminelët. Për të gjithë ata që bëjnë sikur harrojnë, po u sjell në vëmendje rastin e freskët të këtij shteti anëtar të NATO-s dhe BE-së, ku Presidenti dhe populli protestuan së bashku kundër qeverisjes së mbrapshtë.

Nuk vend në Europë pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë që prej dy vitesh. Nuk ka vend në Europë ku një dorë e vetme, pasi kalon ligj pas ligji anti-kushtetuese, mbush zyrat e shtetit me trafikantë e kriminelë dhe ngre celula mafioze në krye të ministrisë së Drejtësisë, me qëllim për të kapur edhe drejtësinë.

Nuk ka vend anëtar të NATO-s, ku korrupsioni shkatërron çdo ditë ekonominë, ku mungon totalisht llogaridhënia në çdo nivel dhe ku është asgjesuar balanca e pushteteve. Nëse ne Rumani, Presidenti dhe populli u detyruan të dilnin në protestë për një situatë aspak normale, në Shqipëri situata është aq herë më e rëndë, sa Presidenti së bashku me popullin duhet të dilte çdo ditë në shesh. Ndaj për këdo që e ka harruar apo nuk do ta kujtojë rastin e Rumanisë, po ia risjell në vëmendje, duke i ftuar sërish shqiptarët në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Manifestimin Mbarëkombëtar, të paparë ndonjëherë në Shqipëri, kundër grushtit të shtetit.

Shqiptarët e bashkuar kundër puçistëve të zbuluar”, shkruan Meta.

Postimi i plotë i presidentit Ilir Meta
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VEJUSHA E ZEZË"/ Ndërron jetë Nexhmije Hoxha, gruaja e DIKTATORIT KOMUNIST
Previous article GODITI PËR VDEKJE VAJZËN ME THIKË NË AUSTRALI/ Mësohet arsyeja e vrasjes së Sabrina Lekës nga babai i saj në korrik (DETAJET)

F.autor

Postime të ngjashme

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë Breaking News

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve Politikë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti Breaking News

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT