• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KAPEN TRE HAJDUTË NË TIRANË/ Vodhën kasafortën me 1.3 milionë lekë në poliklinikë
Home
Aktualitet
Kronikë

KAPEN TRE HAJDUTË NË TIRANË/ Vodhën kasafortën me 1.3 milionë lekë në poliklinikë

25 February, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Tre hajdutë janë arrestuar për vjedhjen e një kasaforte me 1.3 mln lekë në një poliklinikë, ndërsa akuzohen edhe për raste të tjera në qarqe të tjera. Të arrestuarit janë E. M. 33 vjeç, F. Sh. alias F. L. 37 vjeç dhe E. Ç. alias E. H. 38 vjeç, banues në Tiranë (F. L. dhe E. Ç. me precedent penal në fushën e vjedhjes dhe vjedhjes me armë). Tre personat e arrestuar sipas policisë, mëngjesin e sotëm rreth orës 04:05 te Rruga e Kavajës në ambientet e Poliklinikës “Zonja e Këshillit të Mirë” në Tiranë në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë, kanë vjedhur kasafortën në të cilin ndodhej vlera monetare rreth 1.3 mln lekë.

Në momentin e arrestimit, janë sekuestruar edhe një makinë tip Mercedes Benz, me të cilin qarkullonin për të kryer vjedhjet, 1 DVR, një shumë parash, 1 kasafortë dhe 4 telefona celularë. Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen edhe si autorë të vjedhjes së një klinike mjekësore në Rrugën e Dibrës, ngjarje e datës 20.01.2020, ku gjatë orëve të para të mëngjesit kanë vjedhur një shumë prej 413 000 lekësh dhe kanë tentuar të vjedhin edhe kasafortën e kësaj klinike.

Gjithashtu, ata dyshohen se kanë kryer një sërë vjedhjesh të kasafortave në biznese, në qytetin e Tiranës dhe në qarqe të tjera. Pas arrestimit, grupi hetimor vijon punën në bashkëpunim me strukturat e tjera të policisë në qarqe për dokumentimin me prova ligjore të rasteve të dyshuara se janë kryer nga ky grup kriminal. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, si dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERRI MASIV MES SERBËVE NË VJENË/ 50 anëtarë të një familjeje krijojnë kaos brenda restorantit, policia kërkon përforcime për të qetësuar situatën
Previous article KORONAVIRUSI/ Gazeta e njohur sqaron shqetësimin e tepruar për epideminë

Delo.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI) Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI)

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin? Aktualitet

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT