• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“HAPAT E GRUSHTIT TË SHTETIT”/ Zbulohet pse Ilir Meta kërkon që tia bëjë “tetë me dy” mazhorancës së Edi Ramës!
Home
Ekskluzive

“HAPAT E GRUSHTIT TË SHTETIT”/ Zbulohet pse Ilir Meta kërkon që tia bëjë “tetë me dy” mazhorancës së Edi Ramës!

24 February, 2020 Redaktor1 Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Një nga shprehjet që përdoret më shpesh në zhargonin popullor, për të treguar se dikush ja ka mbledhur keq dikujt tjetër, është: “Ja ka bërë tetë me dy”. Me apo pa koshiencë, edhe Ilir Meta një javë përpara protestës së thirrur prej tij, ka përdorur simbolikën e këtyre dy numrave, si për të thënë se do ia bëjë “tetë me dy” mazhorancës këtë herë. Në një postim të fundit në facebook, ai numëron tetë hapa të cilat sipas tij i ka ndjekur mazhoranca për të realizuar “grushtin e shtetit”.  Ndërsa dy-shi është data 2 mars, kur ai do të bëjë “besëlidhjen” e madhe me shqiptarët, kundër autorëve të tij.

Mjafton vetëm që ti hedhësh një sy këtyre tetë hapave të pretenduara, për të kuptuar sesa qesharake janë argumentat mbi të cilat Kreu i Shtetit kërkon që të ngrejë gjithë alibinë e tij, për tu përfshirë në një betejë politike në rrugë, kundër mazhorancës. Ndërkohë që neni 86 i Kushtetutës, në pikën e parë të tij e përcakton atë si përfaqësues të unitetit të popullit shqiptar. Çka e detyron që të jetë mbi të gjitha palët politike në Shqipëri dhe jo në anën e opozitës, siç Ilir Meta është hapur prej shumë kohësh tashmë.

Duke e lënë mënjanë faktin se “grushti i shtetit” konsiderohet akti i rrëzimit të menjëhershëm të qeverisë veçanërisht me anë të forcës ushtarake. Duke mos marë në konsideratë as edhe nonsensin presidencial se këtë “grusht shteti” Edi Rama po e bën për të rrëzuar qeverinë(?!!!). Le të analizojmë me seriozitet, të tetë hapat që pretendohen, duke e marë të mirëqenë pretendimin e Ilir Metës.

Hapi parë thotë ai është vjedhja e zgjedhjeve të 2017 “duke përdorur çunat problematikë” sipas dosjes 184 të Dibrës. Bukur shumë. Dikush duhet ti thotë Presidentit, se zgjedhjet e pjesëshme lokale për Bashkinë e Dibrës u zhvilluan në vitin 2016 dhe jo në vitin 2017. Kështu që ky hap rrëzohet.

Hapi i dytë është kapja anti-kushtetuese e Prorkurorisë me 69 vota (rasti I Arta Markut). Dikush duhet ti thotë Presidentit se dispozitat kalimtare në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë” për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm bëhet me 36 vota, ose 50%+ 1 të mazhorancës së thjeshtë parlamentare.

Hapi i tretë thotë Presidenti ishte kur mazhoranca paska provokuar opozitën që të braktiste Parlamentin dhe të zëvendësonte “me vrap” deputetët që dogjën mandatet me ato që ishin në listat zyrtare të PD dhe LSI. Çudi se ne deri më sot e dinim që Luli e Mona shkuan dhe i dorëzuan gjithë qejf mandatet, pasi kishin dëgjuar urdhërin e sovranit!

Hapi i katërt paska qenë në momentin kur Parlamenti ka miratuar një rezolutë kundër çdekretimit nga Ilir Meta të zgjedhjeve të 30 Qershorit. Çudi e madhe me këtë mazhorancën tonë: Presidenti bën një veprim antikushtetues siç e përcaktoi Komisioni i Venecias dhe ata nuk e lënë. Sa të poshtër!

Hapi i pestë i realizimit të “grushtit të shtetit” paska qenë në momentin kur mazhoranca ka miratuar paketën AntiKÇK. Pra, nëse ti lufton mafian dhe krimin e organizuar, ti po punoke kundër vendit.

Hapi i gjashtë paska qenë miratimi i ligjit Anti-shpifje. Pra, nëse ti shpif dhe përhap lajme të rreme e panik, je në rregull. Por nëse dikush tenton që sipas modeleve të BE që ti luftojë, ai bëka grusht shteti.

Hapi i shtatë paska qenë ai momenti kur mazhoranca nuk e ka lënë Ilir Metën që të shkeli Kushtetutën dhe ligjet për Gjykatën Kushtetuese. Nëse Presidenti çon anëtarët që do ai atëherë gjithçka është OK, por nëse nuk e lenë që ta bëjë këtë, atëherë ata që e ndaluan kanë bërë “grusht shteti”.

Hapi i tetë që i paska vënë edhe vulën tradhëtisë së madhe kombëtare nga ana e qeverisë, paska qenë momenti kur mazhoranca i ka lënë të njëjtat kopetenca presidentit për rastin e betimit të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Por nëse ai nuk do që ta bëjë këtë akt krejt formal brenda 10 ditësh se “ashtu është një muhabet”, atëherë ata që nuk e lënë që ai të lajthisi, janë puçista.

Mjafton që të lexosh tetë hapat që sipas Presidentit ka ndërmarë mazhoranca për të bërë “grusht shteti”, për të kuptuar sesa “të drejtë” ka Ilir Meta në shqetësimin e tij të thellë për shqiptarët që kanë 100 vjet që janë ndarë nga Esat Pashë Tradhëtari. Por ai sdo e lejojë. Ai do ja bëjë  “tetë me dy” Edi Ramës që po e tradhëton për herë të dytë Shqipërinë, duke mos e lënë Ilir Metën që duke qenë Kryetar Shteti, të bëjë natë e ditë në Presidencë, veç lojën sikur të jetë Kryetari i Opozitës!

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VËSHTIRË TË NA PËRKTHEJË BRUKSELI NE"/ Rama "shkrin" së qeshuri kryeministrat e rajonit në samitin e BERZH
Previous article JA PLASËN KEQ FARE/ Keisi shpërtheu ndaj Rozës, Stresi reagon dhe mbron moderatoren

Redaktor1

Postime të ngjashme

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT