• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
”MILANO ËSHTË BËRË SHKRETËTIRË”/ Qytetarja shqiptare flet nga Italia: “Zonat e kuqe” janë bllokuar totalisht, në ndërmarrjet funksionale ka mjekë dhe infermierë
Home
Sociale

”MILANO ËSHTË BËRË SHKRETËTIRË”/ Qytetarja shqiptare flet nga Italia: “Zonat e kuqe” janë bllokuar totalisht, në ndërmarrjet funksionale ka mjekë dhe infermierë

24 February, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Lydra Arkaxhiu, një shqiptare e cila jeton në Milano të Italisë ka komentuar për News24 situatën me koronavirusin ditët e fundit.

Ajo thotë se në 10 zona të nxehta të Lombardisë janë bllokuar totalisht, duke mos u lejuar as hyrja dhe as dalja nga to. Po ashtu ajo shpjegon se Milano është bërë tashmë një shkretëtirë dhe njerëzit mbajnë radhë nëpër supermarkete për t’u furnizuar për 7 ditët e ardhshme me ushqimet bazë.

Më tej ajo thotë se në ndërmarrjet funksionale, ka mjekë dhe infermierë të cilët matin temperaturën dhe nëse konstatojnë diçka të tillë qytetari nuk lejohet të lëvizë por merren masa të menjëhershme.

”Unë sot shikoj diferencën. Dita e djeshme ka qenë shumë e vështirë sa i përket lajmeve se kemi patur overdozë informacionesh por edhe për sa i përket që unë punoj për një ndërmarrje sigurimesh dhe zyra jonë e personalit ka nisur shumë komunikacione me email për sa i përket koronavirusit. Sot erdha në zyrë sepse nuk jam në zonat e kuqe por Milano është shkretëtirë nëse e krahasojmë me ditët e tjera. Unë marr trenin Metropolitano dhe e shoh.
Sa i përket transportit publik po vijon rregullisht, ndërmarrjet kanë bllokuar totalisht për 7 ditë punën që banojnë zonat e kuqe. I është ndaluar hyrja nëpër zyra. Kolegët e tjera punojnë nga zyra. Ndërmarrja ne na ka ftuar që të marrim 2 ditë punë nga shtëpia. Kur arrita personeli ishte poshtë që na mat temperaturën dhe kemi edhe mjekë në ndërmarrje.
Vjen mjeku dhe infermieri aty ku jemi nëse ndjejmë veten me temperaturë.
Në Lombardi ka të paktën mbi 10 komuna që janë të bllokuara, pra nuk lejohet as hyrja dhe as dalja, ka postblloqe policie. Në Milano ka shkuar numri 100, 112 dhe po rritet.
E konfirmoj, isha në supermarket dje dhe ishte e pamundur t’ju afroje atyre. Njerëzit prisnin dy orë në radhë për të blerë ushqimet bazë. Vazhdojnë kërkimet, nuk është e thjeshtë pasi u zbulua ndoshta mbasi virusi ka qenë prezent në Itali dhe për doktorët dhe kërkuesit që merren me kërkimin e pacientit zero është shumë e vështirë, nuk kemi të reja sa i përket identifikimit të pacientit zero. Niveli i tensionit vijon të rritet çdo minutë.”- tha Arkaxhiu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ "Pleshti" dhe Ronaldo mund të luajnë bashkë te ky ekip
Previous article “KORONAVIRUSI KA MBËRRITUR NË SHQIPËRI”/ Prokuroria nis hetimet për lajmet e rreme: Paniku tek njerëzit është penalisht i dënueshëm

Delo.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI) Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI)

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin? Aktualitet

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT