• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“2 MARSI I METËS”/ Raporterja për Shqipërinë në PE: Jam e habitur me acarimin e situatës politike pas besimit të donatorëve dhe në prag të negociatave
Home
Politikë

“2 MARSI I METËS”/ Raporterja për Shqipërinë në PE: Jam e habitur me acarimin e situatës politike pas besimit të donatorëve dhe në prag të negociatave

23 February, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Bashkimi Europian me të gjithë strukturat e tij do ta monitorojë zbatimin e paketës anti-KÇK në Shqipëri. Nëse konstatohet se ligjet shkelin të drejtat e njeriut, qeverisë do t’i kërkohet ndryshimi i tyre.

Këtë e konfirmon për A2, Isabel Santos, raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian: “Sigurisht që qeveria dhe Parlamenti kanë mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së për ligjet dhe aktet legjislative.

Ne do ta ndjekim zbatimin e ligjit. Nëse në ndonjë moment do të vërejmë se të drejtat e njeriut nuk po respektohen, BE dhe besoj dhe SHBA do t’i kërkojnë vendit tuaj të rimendojnë dhe ndryshojnë ligjin.

Për tani, na duhet të ndjekim zbatimin e të shohim nëse është në përputhje të plotë me sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut. Janë vlera bazike në Bashkimin Europian që nuk mund të shkelen. Jemi shumë striktë për këtë”.

Në intervistën për A2, Santos pohon se u habit nga situata politike në Shqipëri në këtë moment kyç për negociatat dhe pas gjithë besimit që iu tregua vendit në Konferencën e Donatorëve.

Por, në pritje të 2 marsit të Presidentit, a mund të ndikojë përplasja mes tij dhe mazhorancës në vlerësimin për hapjen e negociatave?

“Shpresoj që jo, sinqerisht shpresoj që jo. Por, në këtë moment nuk mund të parashikoj efektin që mund të ketë kjo përplasje.

Nuk e di nëse palët do të mund ta riformësojnë këtë përballje në të cilën janë përfshirë, cili do të jetë reagimi në ditët e ardhshme dhe cili do të jetë rezultati final në 2 mars.

Shpresoj që jo, që përplasja të mos ketë efekt negativ, por nuk e parashikoj dot tani efektin e vertetë të saj”, u përgjigj Santos.

Portugezja që zëvendësoi Knut Fleckestain si raportuese në Parlamentin Europian thekson gjithashtu rëndësinë e mbylljes deri në 15 mars të Reformës Zgjedhore dhe shtrirjes së ndryshimeve dhe në ligje të tjera. Për ta kthyer sistemin politik në Shqipëri më pranë standardeve europiane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI ME 2 TË VDEKUR NË GRAMSH/ Arrestohet shoferi i “Fuoristradës” që transportonte emigrantë
Previous article DHUNUAN DHE I VODHËN 200 EURO MAROKENIT/ Arrestohen flagrancë dy të rinj në Tiranë

Delo.autor

Postime të ngjashme

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund Breaking News

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT