• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
2 MARSI/ Ja pse Ilir Meta nuk mund ta shpërndajë dot Parlamentin, me dekret Presidencial!
Home
Ekskluzive

2 MARSI/ Ja pse Ilir Meta nuk mund ta shpërndajë dot Parlamentin, me dekret Presidencial!

22 February, 2020 Redaktor1 Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Një nga dilemat më të mëdha që ka shoqëruar debatin rreth “Beslidhjes së Bulevardit” të thirrur nga Presidenti i Republikës në pasditen e 2 marsit, lidhet me pyetjen: Nëse do e firmosë apo jo Ilir Meta, një dekret për shpërndarjen e Parlamentit.

Më shumë sesa një dilemë shekspiriane “shpërndarja e Parlamentit” është thjeshtë një dëshirë opozitare,- për të nxjerrë gështenjat e pamundësisë së tyre për ta mundur Edi Ramën me votë,- me duart e Kreut të Shtetit.

Pyetja që shtrohet është: A ka kopetenca kushtetuese Presidenti për ta shpërndarë Parlamentin? Dokumenti themeltar i shtetit tonë, parashikon tri raste kur shpërndahet Parlamenti:

RASTI I PARË: Sipas Nenit 96 të Kushtetutës, Presidentit në fillim të legjislaturës ose kur vendi mbetet vakant, me propozim të partisë ose koalicionit që ka fituar shumicën e vendeve në Parlament, emëron Kryeministrin e ri. Sipas pikës 4 të këtij neni “kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin”. Por, ne nuk jemi aktualisht në këto kushte. Ndaj, ky rast bie.

RASTI I DYTË: Sipas Nenit 104 të Kushtetutës “Kryeministri ka të drejtë ti paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave. Në rast se mocioni i besimit votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 orëve nga votimi i mocionit, i kërkon Presidentit të Republikës shpërndarjen e Kuvendit”. Edhe ky rast bie, pasi nuk jemi në kushtet e një mocioni nga ana e Edi Ramës për ministrat e tij.

RASTI I TRETË: Sipas Nenit 87 të Kushtetutës, përgjatë procesit të zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës në Parlament, pika e 5 e tij parashikon: “në rast se edhe pas votimit të pestë asnjë kandidat nuk siguron shumicën e kërkuar, ose kur pas votimit të katërt pa sukses nuk paraqitet asnjë kandidaturë e re, Kuvendi shpërndahet. Zgjedhjet e reja zhvillohen brenda 45 ditëve nga shpërndarja e tij.” Siç shihet, aktualisht nuk jemi as në këtë situatë politike.

Në këto kushte, Presidenti i Republikës nuk ka asnjë shans, asnjë mundësi, asnjë tagër dhe asnjë të drejtë kushtetuese e ligjore, që të firmosi ndonjë dekret për të shpërndarë Parlamentin. Sepse sipas Nenit 94 të Kushtetutës: “Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kopetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht me Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me të”.

Pyetja e fundit “alla shqiptarçe” mund të jetë. Pavarësisht të gjitha këtyre, po nëse Ilir Meta firmos shpërndarjen e Parlamentit, çfarë ndodh?!

Atëherë, ku do të ishte fundi i tij politik e juridik, por jo fundi i këtij Parlamenti që gëzon legjitimitetin e dhënë nga qytetarët shqiptarë me votën e zgjedhjeve të 2017, që të vijojë punën normalisht derisa të zëvendësohet nga Parlamenti që do të dalë nga zgjedhjet e reja të qershorit 2021.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LISTA E "OFL"-SË/ Nga "Çipuri" te "Buzderi", anëtari i "Hakmarrjes për Drejtësi". Fejzo Zekaj dhe dy gra në Vlorë!
Previous article VDEKJA E KOBE BRYANT/ Ja çfarë kishte ndodhur me pilotin e helikopterit në vitin 2015

Redaktor1

Postime të ngjashme

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT