• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RAJONI NË TRYEZË BASHKËPUNIMI”/ Rama: Një Ballkan më të mirë ua kemi borxh fëmijëve tanë
Home
Politikë

“RAJONI NË TRYEZË BASHKËPUNIMI”/ Rama: Një Ballkan më të mirë ua kemi borxh fëmijëve tanë

21 February, 2020 k.autor Politikë

Ballkani Perëndimor ka nisur të shkruajë një kapitull të ri duke ulur rreth një tavoline të përbashkët vendet e Ballkanit Perëndimor për të folur mbi mundësitë tona të së ardhmes.

Kështu deklaroi Kryeministri Rama nga një forum i organizuar në Tiranë prej Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe Forumit Ekonomik Botëror për përshpejtuesit e konkurencës dhe inovacionit në hapësirën e Ballkanit Perëndimor .

Këto diskutime dhe ky bashkëpunim mes vendeve të rajonit, janë të nëvojshme sipas Ramës, për t’i siguruar fëmijëve tanë një Ballkan më të mirë dhe më të ndërlidhur me Bashkimin Europian. Kryeministri falenderoi edhe Kancelaren Gjermane Angela Merkel për mbështetjen që i ka dhënë nismës për bërjen bashkë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Ndërkohë që nga Berlini në 2014, nën kujdesin dhe e falenderoj për vizionin kancelaren Merkel, kemi filluar të shkruajmë një kapitull të ri duke sjellë bashkë për herë të parë vendet e ballkanit perëndimor, duke i ulur rreth një tavoline të përbashkët, duke folur për mundësinë tonë të së ardhmes. Kjo është dicka që është më lehtë të thuhet se sa të bëhet, por po shohim një punë që është në proces e sipër, që zhvillohet paralelisht me sfidat dhe pengesat që krijon e shkuara, e cila herë pas herë na del përpara në formën e politikanëve apo analistëve të së tashmes. Pavarësisht nga këto, ne do të ecim përpara sepse kjo është ajo që u detyrohemi fëmijëve tanë, që ta bëjmë rajonin tonë më të mirë se sa është dhe më të lidhur me Bashkimin Europian dhe perëndimin. Ia kemi për borxh fëmijëve tanë që të kemi një vend të ri në ballkanin perëndimor. Në fund ciëlsia e jetës nuk bazohet në sa shumë biem dakord me njëri tjetrin, por se si përmes mosmarrëveshjeve fillojmë të kuptojmë më shumë njëri tjetrin dhe do vazhdojmë duke mos patur asnjë pengesë për të qënë sëbashku”, tha Rama.

Rama theksoi se është momenti për të zgjuar potencialin e ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke veçuar nismën e mirë në Shqipëri në mbështetje të iniciativave të reja për startupe në një botë tradicionale.

“Jemi në procesi ne këtyre marrëdhënieve dhe dixhitalizimit të paprecedentë të shërbimeve tona dhe në vitin 2020 do sigurohemi që të gjitha shërbimet, 95 % e tyre, do të jenë në dispozicion të njerëzve, pa patur kontakt fizik”, shtoi Rama lidhur me revolucionin dixhital në zyrat e shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "T'I LËMË KAPRIÇOT PERSONALE"/ Balla: Në 26 mars presim dritë jeshile për negociatat me BE
Previous article ABUZIM ME PRONAT NË SHËNGJIN/ Prokuroria kërkon 3 vite burg për ish-kryebashkiakun e PD-së

k.autor

Postime të ngjashme

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore Politikë

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT