• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JEP DETAJET/ Ambasadori Soreca: Ja si do të vijnë në Shqipëri 1.15 miliardë eurot
Home
Aktualitet
Drejtësi

JEP DETAJET/ Ambasadori Soreca: Ja si do të vijnë në Shqipëri 1.15 miliardë eurot

20 February, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Kreu i delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca tre ditë më pas nga konferenca e donatorëve në Bruksel, ku u mblodhën 1.15 miliardë euro, në një intervistë me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu që në fillim i përgjigjet pyetjes se nga kjo kjo sasi e madhe parash sa janë grante dhe sa janë hua.

Ambasadori Luigi Soreca: Jam kthyer në Tiranë tani pas kësaj dite të jashtëzakonshme, siç tha Presidentja Von der Leyen të hënën, kur gjithë komuniteti ndërkombëtar, dhe veçanërisht BE-ja, tregoi solidaritet, por edhe vëmendje ndaj Shqipërisë. Unë mendoj se kjo përfaqëson edhe një sinjal për shqiptarët që ne interesohemi për Shqipërinë dhe shqiptarët. Duke u kthyer te pyetja juaj, po, 1.15 miliardë Euro janë të ndara në grante dhe hua, ku grantet, që do të thotë donacione direkte, janë 300 milionë, ndërsa huatë janë 800 milionë.

Më lejoni të shpjegoj ndryshimin që opinioni publik mund të mos e dijë. Grantet nënkuptojnë se këto janë donacione direkte që do t’i jepen qeverisë shqiptare për investime direkte pa asnjë interes. Kjo do të thotë që kjo do të ndodhë shumë shpejt. Për shembull, siç e dini Kryeministri dhe Presidentja kanë nënshkruar 15 milionët e parë. Këto do të mbërrijë këtu, në zyrën time, javët e ardhshme dhe do të disbusohen menjëherë. Të tjerat do të jenë në javët e ardhshme, apo e shumta një muaj.

Ndërsa për huatë ambasadori Soreca thotë.

Ambasadori Luigi Soreca: Për huatë, duhet të sqarojmë edhe një herë se ato janë hua shumë të favorshme, duke pasur parasysh faktin se ka një garanci nga BE-ja. Për shembull, për huatë e Bankës Evropiane për Investim Shqipëria do të trajtohet si të ishte një shtet anëtar në lidhje me interesat dhe ky është një interes shumë i ulët që do të bëjë të mundur për institucionet shqiptare t’i marrin pa interesa të larta. Kjo është ajo për çka bëhet Konferenca e Donatorëve. Nuk janë asnjëherë vetëm donacione, janë donacione me pjesë të madhe dhe hua. Do të thosha se jam gjithashtu krenar që Bashkimi Evropian dha shumën më të lartë të huave, 150 milionë Euro. Kjo është një shumë unike dhe më duhet të them se jam shumë i kënaqur që në këtë moment kaq të rëndësishëm për Shqipërinë mundëm të tregojmë se jemi në krye të gjithë komunitetit ndërkombëtar.

Muhamed Veliu: Ambasador, po pjesa tjetër e parave kur do t’i kalojë Shqipërisë?

Ambasadori Luigi Soreca: Siç thashë, grantet do të vijnë pak nga pak. Mendojmë se javët e ardhshme do të ndodhë disbursimi i parë. Po e diskutojmë me qeverinë se si të ngremë planin e rindërtimit që u paraqit me pjesën tjetër të komunitetit ndërkombëtar.

Muhamed Veliu: Pyetja e fundit, a mund të na shpjegoni, ju lutem, cili do të jetë mekanizmi i transparencës në mënyrë që kjo shumë kaq e madhe parash t’u jepet njerëzve në nevojë?

Ambasadori Luigi Soreca: Pyetja juaj e fundit është më e rëndësishmja. Është vendimtare për të gjithë komunitetin ndërkombëtar, sigurisht, për BE-në, që këto donacione t’u shkojnë njerëzve. Këto donacione u takojnë njerëzve në Shqipëri që janë në nevojë. Kështu që transparenca, përgjegjshmëria do të udhëheqin veprimin tonë. Dhe dua t’ju them se kemi rënë dakord me qeverinë e Shqipërisë dhe me bankën që po punon me ne për një Deklaratë Parimesh, 9 parime, që do të bëhen parimet udhëheqëse gjatë zbatimit. Dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse po flasim për qëndrueshmëri, qartësi, transparencë. Këto parime janë të detyrueshme dhe ne do të sigurojmë që ato të respektohen. Jemi gjithashtu në kontakt me partnerët tanë. Takova mbrëmë Ambasadoren Yuri Kim për të diskutuar së bashku se si të sigurojmë që si zakonisht BE-ja dhe USA të ndjekin nga afër zbatimin. Pastaj do të diskutojmë me qeverinë mekanizmin e saktë për t’u siguruar që populli shqiptar të ketë besim në mënyrën se si do të vihen në zbatim këto para.
Shumë faleminderit dhe mirupafshim. Unë jam këtu dhe si gjithmonë punoj për interesat më të mira të Shqipërisë.

Muhamed Veliu: Faleminderit edhe një herë, zotëri!

Ambasadori Luigi Soreca: Jeni i mirëpritur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DISA LIDHJE I HUMBASIM GJATË KOHËS..."/ Ermal Mamaqi rikthen kohën mbrapa me një foto krah Luanës
Previous article "HAJDE VËLLA"/ Rakitic poston foton me Rei Manajn në stërvitje

F.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT