• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Ç’LOJË PO LUAN PRESIDENCA?” Mediat pranë kreut të PD-së: Mitingu i Metës kundër Bashës, më shumë sesa kundër Ramës
Home
Politikë

“Ç’LOJË PO LUAN PRESIDENCA?” Mediat pranë kreut të PD-së: Mitingu i Metës kundër Bashës, më shumë sesa kundër Ramës

20 February, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Ilir Meta ka thirrur më 2 mars një  miting kundër Edi Ramës.

Për këtë, fillimisht ai thirri në një takim Lulzim Bashën, nga i cili, sipas raportimit të disa mediave, i ka kërkuar të mbledhë të paktën 10 mijë njerëz, që t’i shkojnë Metës në miting.

Publikisht Basha u shpreh pro Metës, por me sa duket gjërat nuk janë edhe aq të thjeshta.

Kjo, duke qenë se Basha i frikësohet faktorizimit të Ilir Metës, i cili, siç shihet qartë, po punon të marrë drejtimin e opozitës, pasi të shkarkohet si president.

Dhe një portal shumë i afërt me Lulzim Bashën, Lapsi.al, nënvizon pikërisht këtë gjë, që mitingu i 2 marsit, më shumë se sa kundër Ramës, është kundër Bashës.

“Lëvizja enigmatike e Ilir Metës, e shpallur me bujë, për një tubim popullor në mes të Tiranës në 2 mars, me shumë sesa një lëvizje për mbrojtjen e Kushtetutës, mund të jetë një pëpjekje për formëzimin e një fronti anti regjim në vend.

Pavarësisht se presidenti nuk zbuloi më shumë detaje për veprimet që ka ndërmend të ndërmarrë, duken pak të besueshme që veprimet e tij të cënojnë realish pushtetin pothuajse absolut të Edi Ramës, që vazhdon të kapë gjithçka.

Hipotezat që janë hedhur deri më tani në shtyp duken gati të parealizueshme.

Megjithëse e quan gjysëm Paralment, Meta jo vetëm nuk ka tagër ta shpërndajë Kuvendin, por edhe sikur ta kishte, askush nuk do ta përfillte, ashtu sikurse mazhoranca dëshmoi me derkretin e anullimit të 30 qershorit.

Edhe obsioni tjetër, ai i organizimit të një referendumi që mund të ndryshonte ndonjë nen kushtetues, ka pak mundësi të pranohet nga Rilindja, që ka në dorë gjithçka dhe që mund t’i fuste shkopinj nën rrota çdo lloj nisme të mbështetur nga qytetarët.

Atëherë për çfarë po luan Presidenca?

Më shumë sesa për të krisur pushtetin e betonuar të Ramës, Meta mund të dojë të rigjallërojë faktorët opozitarë të rënë në letargji si pasojë e politikave të Bashës.

Me sikuri që Ilir Metës nuk i ka pëlqyer as kapitullimi në tryezë përballë Damina Gjiknurit dhe as ofrimi i paqes para dy ngjarjeve të rëndësishme për Ramën: Konferencës së Donatorëve dhe  ridiskutimit të hapjes së negociatave nga vendet e BE.

Këtë luks një qeverie mund ti’a krijonte, vetëm një opozitë luajale e një vendi super normal.

Nisur nga këto pirueta të dyshimta që ka shfaqur Basha në betejën e tij me Ramën, ndoshta Ilir Meta nuk ka më besim t’i lërë atij monopolin e opozitarizmit ndaj regjimit.

Ndaj ai po fton vetë qytetarët në rrugë. Së pari, për ta kërcënuar një PD të nënshtruar se njerëzit mund të mos e ndjekin, po vazhdoi të sillet si qengji që do të pijë tek dy nëna, dhe së dyti, për të dëshmuar se kundërshtarët e këtij regjimi janë shumë më shum sesa njerzit që i binden Lulzim Bashës.

Prandaj lëvizja e 2 marsit, e shpallur si një përballje me kryeministrin dhe pushtetin e tij, mund të shihet edhe si një alarm për të zgjuar kreun e PD-së”, shkruan portali i drejtuar nga Shkullaku e Bushati.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUSH ËSHTË VRASËSI I HANAU/ Videoja e 43 vjeçarit përpara masakrës: “Asgjësoni popujt e huaj”
Previous article ISHIN MIQ/ Këngëtarja flet për arrestimin e Zogut: Më erdhi keq, por nuk e mbajnë kot... (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes Breaking News

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT