• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBLODHËN 1.15 MILIARDË FONDE/ Qeveria miraton një tjetër zonë për rindërtim në Durrës pas tërmetit tragjik
Home
Politikë

MBLODHËN 1.15 MILIARDË FONDE/ Qeveria miraton një tjetër zonë për rindërtim në Durrës pas tërmetit tragjik

20 February, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Në mbledhjen e djeshme Këshilli i Ministrave ka miratuar një tjetër zonë të re për zhvillim pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar. “Shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar të zonës 4, njësia administrative Durrës, Bashkia Durrës, zonë e re për zhvillim” thuhet në vendimin e qeverisë. Vendimi është miratuar me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj.

Si në rastet e mëparshme, Fondi Shqiptar i Zhvillimi është caktuar si zbatues i projektit për ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike e kritike, realizimin e ndërtimeve në këtë zonë dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të kësaj zone.

Në datë 13 shkurt u miratuan dy zona të tjera për zhvillim në Durrës duke e çuar në total në tre numrin. Në 31 Janar ministri për Rindërtimin Arben Ahemtaj deklaroi se në total janë 18 zona ku do të ndërtohet pas tërmetit tragjik.

Ministri i Shtetit për rindërtimin, Arben Ahmetaj tha dje në Report Tv, se donatorët janë të ftuar nga qeveria për të marrë pjesë në Komisionin Shtetëror të Ndërtimit me të drejtë vote, vendimet e të cilit më tej shkojnë për votim në Këshillin e Ministrave.

Tre ditë më parë Konferenca e Donatorëve “Bashkë për Shqipërinë” organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel, mblodhi 1.15 miliardë euro grante, hua, e fonde për projekte zhvillimi nga rreth 100 vende që morën pjesë në këtë konferencë për të shprehur solidaritetin ndaj Shqipërisë në përpjekjen për t’u ringritur pas tërmetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ROBERTI I NORËS"/ Shpërthen këngëtari: Nuk jam i saj, jam i... (FOTO)
Previous article STUDIMI/ Stresi në punë në Shqipëri në nivele të larta; 51.5 % prej tyre femra

Delo.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

"DO E DROGOJMË EVROPËN"/ Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë Aktualitet

"DO E DROGOJMË EVROPËN"/ Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

MATURA 2026/ Publikohen REZULTATET e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë Aktualitet

MATURA 2026/ Publikohen REZULTATET e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT