• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI NË FIER/ Agroni ka kaluar 1001 vajza në duar aty”, avokati i profesorit në Fier tenton të ndryshojë dëshminë
Home
Breaking News

SKANDALI NË FIER/ Agroni ka kaluar 1001 vajza në duar aty”, avokati i profesorit në Fier tenton të ndryshojë dëshminë

19 February, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ditë më parë emisioni “Stop”, transmetoi dy dëshmi të reja, që implikojnë profesorin e kantos në shkollën e mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier, Agron Bego.

Një djalë tregoi, sesi dy profesorë të shkollës kishin marrëdhënie intime me të njëjtën nxënëse të mitur. Ndërsa një vajzë dëshmoi, sesi e prekte profesor Agroni në mënyrë të papërshtatshme.

Madje ajo tha se profesor Agroni i kishte rregulluar një nxënëse një kolegut të tij, që quhej Vasil.

Në të njëjtën ditë që “Stop” transmetonte dy dëshmitë e reja, avokati i profesorit Agron Bego, Niko Bega, është filmuar duke i kërkuar një shokut të vajzës së parë të ngacmuar seksualisht, që ajo të ndryshojë dëshminë.

Ai i thotë se do t’i tregojë vetë se çfarë të dëshmojë, ndërsa shton se duhet të pohojë se po bisedonte në konfidencë, pasi profesori interesohej për mungesat e saj sepse e kishte porosi nga prindërit.

Shoku i vajzës-Ça po bën? Si kalove?

Avokati i Agron Begos –Si je?Avokat Niko Bega!

Avokati i Agron Begos-Tani për të hyrë në temë!

Shoku i vajzës-Më thuaj!

Avokati i Agron Begos-Unë jam Avokati i Agron Begos.

Shoku i vajzës-Ëëë… po!

Avokati i Agron Begos-Tani..i vajza, që ka bërë filmimin, ka nxjerrë emrin tënd.

Shoku i vajzës-E kam mikeshë, e kam shoqe.

Avokati i Agron Begos-Ke ndonjë ide, se si mund ta ndihmojmë? Se kam informacion, që ti ke ide kështu… kee…

Shoku i vajzës-Po ç’ide mor burrë?!

Avokati i Agron Begos – Ke fantazi… Atëherë po ta them unë, çfarë mund të përmirësojmë… Nëse XXX … vetëm XXX, jo ti… XXX do vij të deklarojë para oficerit të policisë gjyqësore, ose para një noteri, që shiko unë me Agronin kam marrëdhënie shumë të mira, sepse kanë një, dy, ja them unë, se ca duhet të thotë, një, dy, tre, katër… Dhe këto që ka thënë Agroni, realisht nuk janë kështu siç…

Nuk janë kështu kështu siç është interpretuar… Por Agroni m’i ka thënë në këtë kontekst… babai im e ka mik dhe ky ka bërë çmos për mua… Nuk më ka kërkuar afera seksuale… kaq mo kaq… nuk më ka kërkuar afera seksuale dhe këto, që i ka përmendur, i ka përmendur në konfidencë… Kaq mo! Mbyllet historia…

Tani ne kemi mundësi t’i zvogëlojmë gjërat. Mua një deklaratë e kësaj dreqit… eeee XXX më mbyll shumë kyçe për Agronin… Kupton? Gjërat zvogëlohen dhe ne kërkojmë pushimin e çështjes. Kupton? Dhe nuk bëhet gjyq fare, nuk vjen asnjeri nga ju më në gjyq… Shiko! Synimi im, qëllimi im është të dali Agroni i pafajshëm.

Nuk më interesojnë të tjerat fare… fare o absolutisht! Fol me avokatin e Agron Begos thuaj, të Agronit, që gjërat mos të zmadhohen, se Avokati i Agron Begos ka në dorë, që t’i grumbullojë gjërat tak në një dorë dhe pap- pap-pap… e kupton? Që mos të përhapen, se po qe se do përhapen gjërat, s’di se ku merr ajo… se kyçi kryesor është XXX.

Shoku i vajzës- Po ajo është!

Avokati i Agron Begos-Ajo është autori kryesor. Atëherë, në qoftë se unë i marr një dëshmi XXX, thjesht XXX të thotë, që: Shiko, unë nuk jam në gjendje të mirë psikologjike dhe ashtu e kështu, kaq mbaroi filmi për të gjithë.

Shoku i vajzës – Ça thua, mo burrë?!

Avokati i Agron Begos- Dhe në aspektin… aspektin e etikës, që ka përdorur ato fjalë Agroni, pastaj le të marrë masë shkolla, siç mori në fakt.

Shoku i vajzës- Ça i bënë, ore?

Avokati i Agron Begos –Po e hoqën nga puna.

Shoku i vajzës– E përjashtuan, e hoqën?

Avokati i Agron Begos –Po pra!

Avokati Niko Bega kërkon që vajza të thotë se nuk është ngacmuar seksualisht, por po bisedonte në konfidencë, pasi profesori interesohej për mungesat e saj sepse e kishte porosi nga prindërit.

Ndërkaq ai i pohon po ashtu se “Agroni ka kaluar 1001” nxënëse të tjera dhe se vajzën në fjalë, nuk do ta ngacmonte pasi ia kishte lënë porosi i ati për t’u kujdesur.

Avokati i Agron Begos- Unë e kam pyetur Agronin drejtpërdrejt, siç po të shikoj ty në sy, pashë edhe Agronin, dhe i them: “Agron, pse interesohesh për mungesat e dikujt, që s’të lidh, as e ke nxënësen tënden, as kujdestar”?

Shoku i vajzës –S’i jep mësim.

Avokati i Agron Begos-“As i jep mësim as asgjë. Pse të intereson? Pse je i interesuar”? Më thotë shprehimisht,- “ma ka lënë porosi babai i saj, xxxx”! Xxxx e quajnë në fshat, që ta dish ti, xxxx e ka në dokumente. Po të jap një shembull, Gencin. Profesor Gencit ka vajtur, i ka thënë ky dreqi Agroni,-“për xxx është interes”?

Edhe Genci i ka thënë -“ore ç’dreqin do me këtë, po lere o, vari leshtë, se kjo s’bën”. Tani do të thuash ti, meshkuj jemi të gjithë, Agroni ka kaluar 1001 aty dhe kur ia la dhe porosi i ati, që njihet edhe me të atin e saj , nuk mund t’i vardisej asaj, sepse kishte të tjera plot, që nuk kishte marrë porosi. Për mua unë, unë ta them…

Shoku i vajzës – Është normale, përderisa e ke marrë përsipër…

Avokati i Agron Begos-Për mua Agroni është mbret në këto momente.

Shoku i vajzës –Na ka hap shumë punë ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASJA/ Spiropali: Tufë halabakësh që kanë marrë peng Presidencën, nuk i bën një njeri me ndërgjegje
Previous article NDIZET "SAN SIRO"/ Atalantas i mjaftojnë 16 minuta. Golin e gjen mbrojtësi holandez (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi Aktualitet

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

PLAGOSI ME DRAPËR BABIAIN E ISH-PARTNERES/ Dërgohet në burg daja i Zegjine Caushit Aktualitet

PLAGOSI ME DRAPËR BABIAIN E ISH-PARTNERES/ Dërgohet në burg daja i Zegjine Caushit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT