• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJE HORROR NË PAKETAT E CIGAREVE/ Miratohen imazhet e reja të paketimit (FOTO)
Home
Sociale

PAMJE HORROR NË PAKETAT E CIGAREVE/ Miratohen imazhet e reja të paketimit (FOTO)

19 February, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Miratohen imazhet e reja në paketimet e duhanit në Shqipëri që vijnë si pjesë e forcimit të ligjit të ri ‘Për mbrojtjen e Shëndetit nga produktet e duhanit’ për të ndërgjegjësuar njerëzit mbi efektet negative të duhanpirjes. Imazhet e reja që do të përfshihen në paketimet e duhanit, janë më të ‘frikshme’ dhe do të zënë me tekst dhe figurë 65 % të faqes ballore dhe asaj të pasme të paketës, pikërisht për të parandaluar pirjen e tij dhe ulur numrin e duhanpirësve duke i ndërgjegjësuar në lidhje me dëmet që shkakton ai.

Imazhet e reja u miratuan më 19 shkurt nga Komiteti Ndërsektorial për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit. Imazhet u morën me leje përdorimi nga Austria dhe Kanadaja, pasi imazhet që janë miratuar për përdorim nga BE , kanë të drejtë të publikohen vetë në vendet anëtare.

“Ne propozuam që të përdornim imazhet që përdoren në Bashkimin Europian, por nuk ishte e mundur për shkak se lejohet vetëm për vendet anëtare. Ndaj hulumtuam dhe morëm miratim nga Australia dhe Kanadaja për të përdorur fotot paralajmëruese në paketimet e duhanit. Paralajmërimet e kombinuara tekst dhe figurë do të zënë 65% të faqes ballore të paketimit të duhanit dhe po ashtu të faqes së pasme, duke zbatuar Direktivën 2014/40 EU”, tha Manastirliu gjatë drejtimit të mbledhjes.

Këto imazhe do të vendosen në paketat e cigareve dy vite pas miratimit, për t’i lënë kohën e nevojshme biznesit për të bërë ndryshimet e duhura në paketimin e duhanit, ndërsa zbatimi i ligjit të ri do të ndiqet me rigorozitet nga institucionet e ngarkuara për këtë çështje si ISHP,ISHSH, grupet e inspektimit, inspektorati i punës, drejtoritë e taksave, inspektoratet arsimore dhe policia. Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Autoritetin e Mediave Audiovizive do të ndërmarrin një fushatë komunikimi për dëmet që shkakton duhanpirja.

Miratimi i këtyre imazheve dhe ndryshimet në ligjin e ri të duhanit u diskutuan më 17 shkurt në seancën e Kuvendit.  Këto ndryshime u propozuan nga ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ndërsa hasi kundërshtitë e deputetes Rudina Hajdari se këto ndryshime nuk do të ulin numrin e duhanpirësve. Ministra aktuale e Shëndetësisë, Manastirliu e konsideroi sfidë zbatimin e ligjit të ri  por të nevojshëm për të ndërgjegjësuar njerëzit mbi efekte negative që duhani ka në shëndet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NIS FAZA 2 E LUNGOMARES"/ Rama: Tjetër projekt spektakolar për Vlorën (FOTO)
Previous article POLICJA NGA TIRANA I DËRRGON FOTO TË NXEHTA KOLEGUT/ Gruaja e kap mat burrin dhe e kallëzon...

k.autor

Postime të ngjashme

SHERRI NË BURGUN E FIERIT/ Plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim Aktualitet

SHERRI NË BURGUN E FIERIT/ Plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim

DETAJET/ Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet Aktualitet

DETAJET/ Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet

PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË/ Tentoi të vriste 38-vjeçarin në Spille pas sherrit, arrestohet i riu Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË/ Tentoi të vriste 38-vjeçarin në Spille pas sherrit, arrestohet i riu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT