• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMON AKADEMIKUN REXHEP QOSE/ Berat Buzhala: Është lavire politike, Rama pasardhës i Enverit që veç seks s’ka bërë me Vuçiçin
Home
Politikë

SULMON AKADEMIKUN REXHEP QOSE/ Berat Buzhala: Është lavire politike, Rama pasardhës i Enverit që veç seks s’ka bërë me Vuçiçin

18 February, 2020 k.autor Politikë

Berat Buzhala ka sulmuar akademikun Rexhep Qosja.

Ai thotë se akademiku i njohur për të është “lavire politike”.

Sulmi erdhi pas kritikave të Qoses se mediat e Buzhalës po nxisin përçarjen kombëtare.

“Akademiku Rexhep Qosja e pasku sulmu Gazeten Express dhe Televizionin 7, qe sipas tij, po propagandojne kunder Shqiperise, po ngjallin urrejtje kunder ketij shteti, me shume se sa Rankovici dhe Milloshevici 🤦‍♂️

Te mbushet mendja qe Qosja gjate kohes se Rankovicit dhe Milloshevicit ka qene duke u dergjur neper burgjet serbe. Ne fakt nuk ka qene neper burgje, ka qene duke i sherbyer me devotshmeri atij regjimi dhe shokut Tito. Ka qene nifar lavire intelektuale e Fadil Hoxhes dhe Titos.

Per me teper, se kush ka qene Qosja mundeni me e lexu ne ilustrim numer 2, pas vdekjes se Titos.

Eshte kenaqesi kur te sulmon Qosja. Befasisht e sheh veten ne nje grup me Kadarene dhe me Ibrahim Rugoven. Qysh ka thane Franklin Delano Roosevelt: “Ju ftoj te me gjykoni ne baze te armiqve te mi”. Shume mire qe je njeri prej tyre.

Ti i ke sherby cdo pushteti, pervec pushtetit paralel te Ibrahim Rugoves, atehere kur me se shumti kemi pase nevoje per unitet. Ne ate moment ti u rreshtove kunder popullit, i cili pas çlirimit ta tregoi vendin, kur ti dhe partia e jote i moret diku ne mes 1 dhe 2 per qind te totalit te votave, kurse ai te cilin ti e shpalle tradhtar mbi 60 per qind”, thotë Buzhala.

Ndërkohë, më poshtë po përcjellim shkrimin e Rexhep Qoses:

“As kryeministri i Serbisë mbretërore, Nikolla Pashiqi, as ministri i Sigurimit të Brendshëm Shtetëror – UDB-së së Serbisë dhe Jugosllavisë Komuniste, Aleksandër Rankoviqi e as kryetari i Serbisë pseudodemokratiko-fashiste, Sllobodan Millosheviqi, që aq shumë e kanë dëshiruar zhbërjen e shtetit shqiptar, nuk kanë propaganduar kaq haptas, kaq botërisht, aq urrejtje shoviniste kundër Shqipërisë sa e si po propagandon Masmedia e Prishtinës me disa radio, televizione e portale, e sidomos me televizionin T7 dhe me gazetën portal “Express”.

Kjo urrejtje ndaj Shqipërisë shtetërore nuk është urrejtje as e çastit e as e rastit. Jo. Kjo është urrejtje me motive jo vetëm politike më gjatë e menduar dhe më gjerësisht e organizuar dhe e strukturuar!

Kësaj urrejtjeje të organizuar shoviniste brendakombëtare kundër Shqipërisë, me të punësuar e bashkëpunëtorë, me ide, me mendime, me projekte, me propozime po i kontribuojnë edhe ndonjë institucion e edhe individë të tjerë të këtushëm.

Është naivitet të besohet se këtë urrejtje shoviniste brendakombëtare ndaj shtetit shqiptar, Shqipërisë, nuk e nxisin edhe mjete financiare të brendshme e të jashtme!

Dhe, është e palejueshme të presim gojëmbyllur e të shohim se çfarë pasojash, dhembjesh e plagësh po i sjell kjo urrejtje e propaganduar aq gjatë e aq vendosmërisht njësisë së Kombit shqiptar dhe marrëdhënieve të Dy shteteve shqiptare!

Në qoftë se nuk janë mirëkuptues të kësaj urrejtjeje të propaganduar haptas, botërisht e pa ndërprerje tani e sa kohë kundër Shqipërisë, institucionet e larta politike e shtetërore të Kosovës do të duhej të marrin qëndrim ndaj bartësve të saj siç po marrin shtetet e mëdha të Bashkimit Evropian ndaj propaganduesve të organizuar të fashizmit dhe të nazizmit në jetën e tyre politike, shoqërore e shtetërore.

Heshtja e tyre ndaj saj s’mund të kuptohet ndryshe përpos si pajtim me të!”, shkruan Qosja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJË HAP LARG DEPRESIONIT..."/ Ja cila është pika e dobët për çdo shenjë
Previous article JONA SPAHIU REPERE/ Moderatorja performon si Loredana dhe i shkon shumë

k.autor

Postime të ngjashme

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT