Një grup prej 4 shqiptarësh kanë rënë në prangat e policisë spanjolle.
Gjithashtu edhe dy gra shoqëruese të tyre u morën nga policia, por u liruan pas marrjes në pyetje.
Katër të akuzuarit u arrestuan në fundjavë në territorin bask të Alavas për akuzën e 10 vjedhjeve me dhunë të banesave.
grupi i shqiptarëve ishte aktiv në zonë dhe vepronte me metodologji të sofistikuar paraushtarake e vigjilence për t’i shpëtuar gjurmimit nga policia.
Në këtë mënyrë,kishin rezervuar vendqëndrime me internet me pretendimin se donin të vizitonin destinacione turistike si Barcelona.
Në banesën e të dyshuarve shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen publike, agjentët zbuluan 2 mijë euro, dollarë dhe monedha domenikane, si edhe objektet e denconcuara si të vjedhura nga rastet e mëparshme.
Mes sendeve të grabitura ishin edhe gjashtë automatikë të papërdorur “Kallashnikov”.
Kamerat e sigurisë kanë fokusuar shqiptarët në momentet e grabitjes.


