• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAPEN KREDITË E BUTA NË TIRANË/ Kushtet që duhet të plotësoni, afati e kategoritë e favorizuara
Home
Sociale

HAPEN KREDITË E BUTA NË TIRANË/ Kushtet që duhet të plotësoni, afati e kategoritë e favorizuara

17 February, 2020 Delo.autor Sociale

Sot hapen aplikimet për kreditë e buta në Tiranë. 1000 familje në bashkinë e Tiranës do të përfitojnë kredi të buta, ku kategoritë më të favorizuara janë çiftet e reja, gratë kryefamiljare dhe komuniteti rom. Aplikimet nisin sot dhe do të zgjasin një muaj, deri më 17 mars.

Drejtoresha e Shërbimit social Anisa Subashi shpjegoi pak ditë më parë në Report Tv se për t’u bërë përfitues i kredisë, aplikusi duhet të ketë të ardhura mujore nga 31 mijë lekë deri në 115 mijë lekë. Përfituesit do të paguajnë norma fikse të interesit 3%, për një afat kohor maksimal nga 30 deri në 35 vjet

“Për një muaj të gjithë qytetarët e Tiranës kanë të drejtë të aplikojnë. Të plotësojnë një formular me vetëdeklarim. Pra është nga 17 shkurti deri më 17 mars. Risia e këtij viti është që ne kemi 1 mijë kredi. Në vitet e kaluara kreditë kanë qenë më të pakta. Familjet duhet të kenë një të ardhur mujore jo më të vogël sesa 31 mijë lekë dhe jo më shumë sesa 115 mijë lekë. Prioritet janë çiftet e reja, gratë kryefamiljare dhe komuniteti rom.

Ne ofrojmë shërbim në tre banka që qytetarët të kenë oferta të ndryshme. Përsa i përket afateve të pagesës dua të theksoj se sivjet kemi edhe një risi tjetër. Afati për të shlyer kredinë është nga 30 deri në 35 vjet. Norma e interesit është fikse dhe të gjithë qytetarët do të paguajnë 3%”  tha Anisa Subashi.

Aplikuesit duhet që të kenë kujdes në plotësimin e dokumentacionit dhe paraqitjen e tyre brenda afatit kohor, pasi në të kundërt, do të jenë automatikisht të përjashtuar nga programi për përfitimin e kredive të buta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLANI I PAQES NGA PRESIDENTI TRUMP/ Palestinezët heqin barrikadat e betonit të vendosura nga ushtria izraelite
Previous article UDHËZIMI/ Paketa për bizneset, si do të njihen nga qeveria shpenzimet e zbritshme për dëmet nga tërmeti

Delo.autor

Postime të ngjashme

MOT KRYESISHT I KTHJELLËT/ Parashikimi për këtë të mërkurë Aktualitet

MOT KRYESISHT I KTHJELLËT/ Parashikimi për këtë të mërkurë

SOT PROVIMI I MATEMATIKËS/ Mbi 26 mijë maturantë përballen me testin e Maturës Shtetërore Aktualitet

SOT PROVIMI I MATEMATIKËS/ Mbi 26 mijë maturantë përballen me testin e Maturës Shtetërore

MBLEDHJA E 600 ARKITEKËVE TË HUAJ NË SHQIPËRI/ Deklarata e fortë e Artan Shkrelit: Në vendin e krimit mblidhen shumë njerëz Aktualitet

MBLEDHJA E 600 ARKITEKËVE TË HUAJ NË SHQIPËRI/ Deklarata e fortë e Artan Shkrelit: Në vendin e krimit mblidhen shumë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT