• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MACRON DRITË JESHILE NËSE KE…/ Balla: Komisioni Europian raportoi se dy vendet i meritojnë negociatat
Home
Politikë

MACRON DRITË JESHILE NËSE KE…/ Balla: Komisioni Europian raportoi se dy vendet i meritojnë negociatat

16 February, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Presidenti i Francës Macron deklaroi dje se nëse Komisioni Europian do të japë ‘OK’ për negociatat, atëherë Franca është gati në mars për të dhënë dritën jeshile. E ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh dje se është një sinjal i mirë, por frenoi entuziazmin duke kërkuar që të mos ushqejmë iluzione, sekretari i përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla nga Italia shprehet se Komisioni Europian raportoi në tetor në Këshill dhe në Parlamentin Europian se dy vendet kanë bërë hapa kurajozë dhe se e meritojnë të kalojnë në fazën finale drejt anëtarësimit.

“Në Kongres një ndër panelet kryesore të diskutimit do të fokusohet tek problematikat që shqetësojnë shqiptarët në diasporë, përmirësimi i mëtejshëm i shërbimeve konsullore, njohja reciproke e kontributeve të sigurimeve shoqërore, dhe sigurisht jetëzimi i angazhimit tonë të kahershëm për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Viti 2020 është historik për Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ashtu si edhe në Këshillin Europian në Tetor të vitit të kaluar, shumica e vendeve anëtare mbështesin fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim me dy vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Komisioni Europian, i cili ka monitoruar nga afër detyrat e shtëpisë për secilin prej vendeve, ka raportuar në Këshill dhe në Parlamentin Europian se dy vendet kanë bërë hapa kurajozë dhe se e meritojnë të kalojnë në fazën finale drejt anëtarësimit”, deklaroi Balla.

E ndërsa opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, Balla shprehet i bindur se ato do të jenë në 2021 me objektiv mandatin e tretë qeverisës. “Ju keni një rëndësi të veçantë, për të fituar bindshëm mandatin tonë të tretë qeverisës me Edi Ramën Kryeministër” përfundoi Balla gjatë takimit në Bolonja të Italisë me delegatë të Kongresit që përfaqësojnë anëtarësinë e Partisë Socialiste në Itali në Kongresin Zgjedhor të 29 Shkurtit që do të mbahet në Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Pikëpyetje e kritika ndaj autoriteteve në Pekin
Previous article TEUTA-VLLAZNIA/ Pas gafës së portierit Laço, Todorovski shënon nga 30 metra (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË SHBA/ Elon Musk u bën thirrje amerikanëve: Votoni ngjyrën e kuqe sot! Politikë

ZGJEDHJET NË SHBA/ Elon Musk u bën thirrje amerikanëve: Votoni ngjyrën e kuqe sot!

PROTESTAT/ Rama u ‘ridërgon’ protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s'është populli te protestat e dhunshme Politikë

PROTESTAT/ Rama u ‘ridërgon’ protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s'është populli te protestat e dhunshme

4 MILIONË EURO DËM/ Joshnin viktimat me fitime fiktive, çmontohet rrjeti ndërkombëtar me call center, 7 në pranga! Bursat mashtruese në Tiranë furnizohen në Qipro e Izrael Aktualitet

4 MILIONË EURO DËM/ Joshnin viktimat me fitime fiktive, çmontohet rrjeti ndërkombëtar me call center, 7 në pranga! Bursat mashtruese në Tiranë furnizohen në Qipro e Izrael

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT