• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRGATITJA E NJË SULMI TERRORIST NË GJENEVË/ Të arrestuar edhe dy shqiptarë
Home
Aktualitet
Kronikë

PËRGATITJA E NJË SULMI TERRORIST NË GJENEVË/ Të arrestuar edhe dy shqiptarë

16 February, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Mediat zvicerane kanë njoftuar se autoritetet e sigurisë kanë shmangur një sulm të terroristëve islamikë afër aeroportit të Gjenevës. Mes të arrestuarve janë edhe dy shqiptarë.

Gazeta “Le Temps” e Gjenevës njofton se shërbimet sekrete amerikane kishin alarmuar kolegët e tyre zviceranë mbi rrezikun e një sulmi terrorist në Gjenevë. Sipas gazetës “Shteti Islamik” kishte planifikuar një sulm kundër depove me derivate të naftës afër aeroportit të Gjenevës. Në vjeshtë të vitit 2018 shërbimet amerikane njoftuan shërbimin sekret zviceran mbi rrezikun e sulmit. Informatat iu përcollën policisë së Gjenevës, e cila pastaj mori masat përkatëse.

Tre persona që planifikonin sulmin ishin takuar në një xhami në Gjenevë. Që të tre, sipas “Le Temps”, ballafaqoheshin me probleme të ngjashme: papunësi, vështirësi integrimi, dështime. Ata u radikalizuan në xhami. Nga dokumente mësohet se ishte planifikuar që në Gjenevë të vinin dy shqiptarë për të realizuar planin. Ata u arrestuan rrugës për në Zvicër. Një sulm i ngjashëm, sipas të dhënave të shërbimeve amerikane, ishte planifikuar edhe në Basel.

Që nga paraqitja e “Shtetit Islamik” në skenën e përgjakshme të luftës në Siri dhjetëra shqiptarë nga diaspora kanë shkuar në Siri dhe në Irak për të luftuar për “Kalifatin e ri”. Tani që “Shteti Islamik” praktikisht është zhdukur, disa shqiptarë po mbahen në burgjet e forcave kryengritëse kurde.

Në mars të vitit 2014 një shqiptar nga Zvicra, i njohur si Qëndrim R., duke u kthyer nga Siri vrau në Turqi tre njerëz, mes tyre dy pjesëtarë të forcave të sigurisë. Që nga atëherë Qëndrim R. gjendet në burg në Turqi, ku është dënuar pesë herë me burgim të përjetshëm, domethënë me gjithsej 174 vjet burg. Në vitin 2015 në Siri u vra Valdet Gashi, një kampion botëror i tai-boksit. Gashi jetonte në Gjermani, por kishte qëndruar shpesh në një qendër fitnesi në Winterthur afër Zürichut dhe nga aty kishte shkuar në Siri për të luftuar në anën e terroristëve islamikë.

Shërbimi sekret gjerman supozon se Gashi mund të jetë vrarë nga vetë “Shteti Islamik”. Sipas disa raporteve Gashi kishte menduar se po shkonte në parajsën siriane të cilën e propagandonte “Shteti Islamik”, por atje kishte gjetur ferrin. Në përpjekje për të ikur, ai dyshohet të jetë vrarë. Shqiptarë të radikalizuar kanë gjetur strehë edhe te i ashtuquajturi “Këshilli Qendror Islamik i Zvicrës”, një grup militant i drejtuar nga disa zviceranë që thonë se janë konvertuar në fenë islame. Kohëve të fundit është raportuar se ky “këshill” po ballafaqohet me probleme financiare. Kanakari kryesor i “Këshillit Qendror Islamik i Zvicrës” në Kosovë është imami Shefqet Krasniqi. Ai ka qenë i ftuar edhe në konferenca të “Këshillit Qendror Islamik” në Zvicër. Në hapësirën gjermanishtfolëse (Gjermani, Zvicër, Austri) jo pak shqiptarë janë të kyçur edhe në aksionin “Lies” (Lexo): besimtarë gjoja të pasherr shpërndajnë falas Kuranë nëpër rrugët dhe sheshet e qyteteve. “Lies” konsiderohet si porta e parë hyrëse drejt radikalizimit të të rinjve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUHIA E RE QË KËRCËNON EUROPËN/ Nuk ka qetësi për Britaninë. Ja shtetet e tjera që do preken
Previous article PROCESI I RINDËRTIMIT/ Ekonomi: Qasja jonë ka në qendër njeriun, shërbime më të mira në strehim

k.autor

Postime të ngjashme

MOT KRYESISHT I KTHJELLËT/ Parashikimi për këtë të mërkurë Aktualitet

MOT KRYESISHT I KTHJELLËT/ Parashikimi për këtë të mërkurë

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT