• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOMPLEKSI 20 MILIONË EURO TEK “PARTIZANI”/ Si u bë ndërtues Jamarbër Malltezi
Home
Politikë

KOMPLEKSI 20 MILIONË EURO TEK “PARTIZANI”/ Si u bë ndërtues Jamarbër Malltezi

15 February, 2020 F.autor Politikë

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish- kryeministrit Sali Berisha ka pasur një rol protagonisti gjatë procesit të përpilimit të dokumenteve të nevojshme për ndërtimin e kompleksit me 17 pallate, te zona e ish kompleksit “Partizani”, pas Inxhinierisë së Ndërtimit.

Kompania “Homeplan”, ku ai zotëron 35% të aksioneve në bashkëpunim me “Kontakt”, do të ndërtojnë kompleksin me vlerë 20 milionë euro.

Përveç kësaj, nga “Pala Pronare” ai u zgjodh si përfaqësues në firmosjen e kontratës me “Palën Sipërmarrëse”, që në dokument shënohet si shoqëria “Homeplan”.

Leja zhvillimore u dha nga Bashkia e Tiranës më 18 gusht 2013, kur drejtohej nga kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha. Pas vetëm 6 muajsh të nisjes së punimeve, dhëndri i Berishës futet si aksioner i këtij kompleksi.

Malltezi është përfolur shumë për pronat e tjetërsuara tek ish Kompleksi Partizani dhe se pas ndërtimit fshihej ai. Por deri më sot, me dokumente kjo gjë nuk ishte vërtetuar, pasi ai nuk i kishte regjistruar aksionet e tij në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

Malltezi është shtuar si aksioner te kompania “Homeplane” në dhjetor të vitit 2018, ndërsa këto aksione i ka blerë në 23 janar të vitit 2014.

Fakti që leja e ndërtimit u dha nga Basha, në atë kohë kryetar i Bashkisë Tiranë, e ekspozoi  Malltezin dhe vjehrrin e tij, Berishën, në një konflikt të hapur interesi. Prokuroria nisi hetimet, e më pas i pushoi edhe pse kishte dyshime për lejen e ndërtimit.

Të premten, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se drejtësia e re duhet që ta hetojë plotësisht investimin për ndërtimin e kompleksit me vlerë 20 milionë euro.

“Me 35 mijë lekë familja e Sali Berishës merr 1/3 e një kompleksi prej 20 milionë eurosh, shtatë vite pasi qeveria e Sali Berishës i “falte” fushat e futbollit të kompleksit “Partizani” në qendër të Tiranës. Kush mendon se akuzat për korrupsion gjatë kohës në opozitë i kam pasur vetëm pjesë të retorikës politike, e ka shumë gabim. E vërteta vonon, por nuk harron! Drejtësia e re duhet ta hetojë plotësisht!”, shkroi ai në profilin e tij në Facebook.

Balla kujtoi se në vitin 2012 qeveria e Sali Berishës privatizonte kompleksin “Partizani” te disa persona të përfaqësuar nga dhëndri i tij.

“E kam denoncuar këtë akt të rëndë korruptiv në atë kohë për shumë ditë me radhë, duke publikuar të gjithë dokumentacionin. Madje mu desh të përballem me salinjtë edhe ne Gjykatë për këtë dosje korruptive. Prej dy ditësh mediat kanë publikuar dokumenta të reja që tashmë konfirmojnë se bashkëshorti i vajzës së Sali Berishës zotëron tashmë 35% të gjithë kompleksit të pallateve të ndërtuar mbi fushat e futbollit.”(Shqip)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VENDOSNI SIGLËN SE FILLOI"/ Momenti kur Rama futet në emision: Unë qenkam i pari këtu (VIDEO)
Previous article "FITONI PAVARËSI NGA RUSIA"/ SHBA ofron 1 miliard dollarë për Europën

F.autor

Postime të ngjashme

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ Ja amendamentet që u miratuan, kritika për... Politikë

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ Ja amendamentet që u miratuan, kritika për...

PROFILI/ Gjenerali Eric Wendt KONFIRMOHET si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Politikë

PROFILI/ Gjenerali Eric Wendt KONFIRMOHET si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri

18 DITË REVOLTË/ Rama për protestuesit: Ekstremistë që kërkojnë pushtet nga rruga Politikë

18 DITË REVOLTË/ Rama për protestuesit: Ekstremistë që kërkojnë pushtet nga rruga

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT