Luftëtarët e Isis “kërkuan falje” pas nisjes së një sulmi ndaj ushtarëve izraelitë, ka pohuar ish ministri i mbrojtjes i vendit.
Moshe Ya’alon thuhet se ishte duke iu referuar një incidenti kur një grup i lidhur me Isisin shkëmbyen zjarr me forcat izraelite nëntorin e kaluar
“Kishte një rast kohët e fundit ku Daesh ISIS hapi zjarr dhe kërkoi falje,” tha z. Ya’alon duke folur në një ngjarje në qytetin verior të Alufas, gjatë së cilës ai ishte duke u intervistuar për politikën e Izraelit në Siri.
Pas një beteje të shkurtër me armë, ushtria izraelite sulmoi grupin xhihadist sirian Khalid ibn al-Walid me aeroplanë dhe zjarr tank, duke vrarë katër prej tyre, raporton Times of Israel.
Kjo ishte përplasja e parë e drejtpërdrejtë midis forcave izraelite dhe militantëve të Isis pasi grupi terrorist hapi zjarr mbi një patrullë ushtarake në anën izraelite, tha një zëdhënës ushtarak në atë kohë.


