Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me ngjarjen tragjike në Ostren të Bulqizës, ku si pasojë e një rrjedhje në bombulën e gazit, humbën jetën nëna dhe dy fëmijët e saj.
Meta shprehet i tronditur nga ngjarja e rëndë, duke i shprehur ngushëllime familjes si dhe shërim të shpejtë vajzës së mitur.
“Do të jemi gjithmonë pranë familjes Tolaj”, shkruan Meta.
Postimi i Presidentit Meta
“Thellësisht i tronditur nga tragjedia në Ostren të Bulqizës. Duke ndarë dhimbjen e madhe me familjen Tolaj, të afërmit dhe mbarë komunitetin e Bulqizës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj shërim sa më të shpejtë të vajzës së mitur që po merr ndihmën mjekësore.
Do të jemi gjithmonë pranë familjes Tolaj!”
Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur në familjen e Ylber Tolës, ndërsa kanë mbetur të vdekur nëna, konkretisht shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe dhe dy fëmijët e saj, (vajza dhe djali) ndërsa një tjetër fëmijë i familjes është plagosur rëndë dhe gjendet në spital.


